Zënkat e këngëtareve gjatë vitit 2010 | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Zënkat e këngëtareve gjatë vitit 2010

Postuar nga on Dec 28th, 2010 ne kategorine VIP, VIPNews. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Zënkat e këngëtareve gjatë vitit 2010
Zënkat e këngëtareve gjatë vitit 2010
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Viti që po lëmë pas, përveç sukseseve të disa fytyrave të reja në sferën e muzikës, ka qenë edhe vit i zënkave dhe u pa se rrallë ndodh që këngëtaret e estradës shqiptare mund të jenë çdoherë shoqe. Xhelozia dhe ndaj të tjerëve u vërejt më së shumti në spektaklin “Vip shpija”.

Çudia më e madhe ka qenë kur dy këngëtaret, dikur shoqe, “i treguan” muskujt njëra-tjetrës. Është fjala për Rezarta Shkurtën dhe Rozana Radin. Sherri filloi kur Rozana dhe të tjerëve nuk u pëlqente sjellja e Rezartes kur ajo nuk pastron dhe nuk përgatit asnjë ushqim për banorët, madje ato treguan fjalorin më banal në sy të mijëra shikuesve.

Sherreve të tyre iu bashkëngjit edhe Big Mama, e cila pas një dialogu të gjatë dhe fjalës “idiote dhe nuk ke edukatë “që i tha Rezarta, iu ktheu kësaj të fundit me fjalët ta “Ta luaj …”. Big Mama duket që i dha fund me kaq, por jo edhe dy tjerat të cilat vazhduan sherrin edhe për një kohë në linket e tyre.

Sherri i dytë është në mes të dy këngëtarëve që dikur këndonin e shëtisnin bashkë. Është fjala për Bleron dhe Mc Kresha. E gjithë kjo zhurmë në mes tyre ndodhi kur Blero prishi marrëveshjen me Mc Kresha rreth reklamës së Valës, konkretisht 045-shit.

Blero mori 10 mijë euro, kurse Mc Kreshës ia dhanë vetëm 200 euro. Kjo zhurmë dhe ky mospajtim shkoi deri aty sa Blero me shokët e tij nxorën Mc Kreshën nga një lokal dhe deshën ta rrahin.

Pas gjithë kësaj Mc Kresha tregoi disa mesazhe të Bleros dhe reperit nga Shqipëria, Noizit, i cili në një incizim të publikuar në Youtube filloi t’i përmend mesazhet dhe të shajë Bleron.

Kurse, Çiljeta nuk merret me njerëz më të vogël, andaj zgjodhi të ngacmohet me Edi Ramën në lidhje me pagesën e veturave kur hynë në kryeqytet.

Ndërkaq, Elsa Lila u ngacmua me pozitën në lidhje me kutitë e votimit dhe pas një fjalimi drejtuar turmës, hyri në grevën e organizuar nga opozita.

Edhe Genta Ismajli u fol se donte të zihej me Dafina Zeqirin, por kjo e fundit nuk u pa, sepse ishte e zënë me koncerte. /L.Gashi/

E kerkuar dhe u gjet si :

Zënkat e këngëtareve gjatë vitit 2010
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: