Vip Shtëpia 2, Ingrid Gjoni si taksiste nëpër Prishtinë | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Vip Shtëpia 2, Ingrid Gjoni si taksiste nëpër Prishtinë

Postuar nga on Apr 22nd, 2011 ne kategorine VIP, VIPNews. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Vip Shtëpia 2, Ingrid Gjoni si taksiste nëpër Prishtinë

Këngëtarja seksi nga Shqipëria është futur këto ditë në reality-show-n që zhvillohet në Kosovë “Vip Shtëpia” dhe menjëherë ka rënë në sy për gjallërinë që u ka dhënë banorëve dhe bisedave që zhvillohen aty.

Para saj, agjente kanë qenë edhe dy këngëtare të tjera, Adelina Tahiri nga Shkupi, si dheZajmina Vasjari, ndërsa pas Ingridit do të futet edhe Mariza Ikonimi. Siç e kemi shpjeguar edhe në shkrime të mëparshme, banorëve që futen në këtë reality-show, gjatë eksperiencës së tyre u duhet të dalin edhe në qytetin e Prishtinës, për të bërë taksistin, me qëllim që të sjellin të ardhura për shpenzimet në shtëpi.

Deri tani, më shumë të ardhura ka depozituar Bertina Mehmeti, ndërsa mbrëmjen e djeshme këtë detyrë e ka përmbushur këngëtarja Ingrid Gjoni, për të cilën sot do të themi se sa para do të ketë arkëtuar. Duke gjykuar nga fama dhe pëlqimi që ka Ingridi jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë trojet shqiptare, mendojmë se do ketë fituar shumë euro, ndoshta duke lënë pas gjithë banorët e tjerë të “Vip Shtëpisë”.

E kerkuar dhe u gjet si :

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: