Sinani dhe Seldi, në garë për një femër. Pas zhurmës së madhe që shkaktuan në gusht të këtij viti, Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu vijnë së fundi me një duet…Klipi, fotot e të cilit po i sjellim sot në “Bluetooth”, është realizuar në bashkëpunim me “Max Production” dhe kostoja e tij e kalon shifrën 10 mijë euro. Studioja muzikore, ‘Fenix’ ka financuar klipin e këngëtarëve, duke shfrytëzuar në maksimum popullaritetin e tyre të shtuar shumë më shumë gjatë këtij viti, në favor të sajin. Muzika e këngës është realizuar nga Alban Furtuna dhe Kasio (kompozitor maqedonas), ndërsa vargjet e këngës janë shkruar nga Rozana Radi, tashmë shumë e famshme për tekstet e saj të goditura. Duke mbetur tek ky (teksti) i fundit, Rozana në ndryshim nga ajo çka është shkruar në media, sqaron se teksti nuk i kushtohet asnjë individi në veçanti. Kolegët këngëtarë, e kanë interpretuar skupin në gusht të këtij viti si një situatë të ndërtuar nga vetë këngëtarët. Shumë prej tyre shkojnë dhe më tej duke pohuar se dy djemtë e kanë paguar Domenikën, për të bërë një deklaratë të tillë në gazetë. Më shumë i përfolur në rrethin e këngëtarëve është Seldi, pasi ai kishte nevojë për më shumë promovim. Siç tashmë të gjithë e dimë, pas atij skandali të improvizuar, Sinanit dhe Seldit në veçanti i janë shtuar edhe më shumë ofertat për koncerte… (Bluetooth)
E kerkuar dhe u gjet si :
- seldi qalliu (16)
- rozana radi video skandal (15)
- rozana radi seldi (12)





Jep mendimin tuaj