Shqiptarja me reality show në TV amerikan | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Shqiptarja me reality show në TV amerikan

genta Postuar nga on Feb 3rd, 2011 ne kategorine VIP. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Shqiptarja me reality show në TV amerikan
Shqiptarja me reality show në TV amerikan
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Florina Kaja eshte një vajzë shqiptare me banim në Amerikë, e cila mori pjesë në programin “Bad Girls Club” të televizionit “Oxygen”, prej të cilit dhe u bë e njohur për publikun Amerikan.

Që prej përfundimit të këtij programi, pas një sërë promovimesh në mbarë Amerikën dhe tentativave për të depërtuar në tregun muzikor, Florina apo siç e thërrasin shkurt Flo, rikthehet me një tjetër lajm.

Ajo sapo ka nënshkruar kontratën për të realizuar një program të sajin vërtetë televiziv (reality show), i cili do të transmetohet po në këtë stacion televiziv dhe do të tregojë jetën e Flo pas “Bad Girls Club”.

Xhirimet për “Go With The Flo” kanë filluar që në muajin dhjetor dhe Flo ka treguar për “SH2”:
“ Jemi duke u përqendruar në martesën time tradicionale shqiptare si dhe në jetesën e traditat e familjeve shqiptare (në përgjithësi).”

Florina është martuar dhe gjithçka rreth përgatitjes për dasmën në mënyrën tradicionale shqiptare, marrëdhëniet me familjen e saj etj, do të transmetohen në kanalin televiziv amerikan “Oxygen”.

Kjo është hera e parë që një shqiptare, brenda dhe jashtë vendit arrin të ketë një reality show komplet të sajin.
Këtë lajm Florina e bëri zyrtar për të gjithë fansat e saj edhe me publikimin e faqes në internet www.GowiththeFlo.com ku mund të gjeni çdo informacion më të detajuar rreth Flo dhe këtij programi.(zhurnal)

Shqiptarja me reality show në TV amerikan
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: