
Tre milionë kopje të revistës “Vogue” janë shitur për vetëm 72 orë. “Fajtore” për këtë është bërë këngëtarja Lady Gaga, e cila ka zënë ballinën “Vogue”. Këngëtarja kontroverse amerikane, e njohur me stilin e pazakontë të saj të modës, ka arritur që me daljen e saj në ballinën e revistës më të njohur të modës në botë “Vogue”, ta thyejë çdo rekord të shitjes së kësaj reviste. Sipas një komunikate të lëshuar nga revista, kompania botuese e kësaj reviste do ta hedhë në botim të dytë edicionin e fundit. “Kjo është e papërballueshme për ne. Nuk e kemi menduar të këtillë”, thuhet në komunikatë.
Pa fjalë ka mbetur edhe Gaga. Në shkollë më kanë quajtur ‘dhëmbët e lepurit’, ndërsa sot jam mbretëresha e vërtetë e bukurisë së ‘Vogue’”, ka shkruar këngëtarja në profilin e saj në Twitter. Këngëtarja, e cila është nominuar për gjashtë Grammy, ka pozuar për ballinën e edicionit të marsit të revistës “Vogue”. Gaga, muajve të fundit është shumë e zënë, duke punuar në albumin e saj të ri “Born This Way”, i cili do të hidhet në treg më 23 maj.(koha)





Jep mendimin tuaj