Festivali i 50-të, sekretet e paskuintave, bllokohen gazetarët | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Festivali i 50-të, sekretet e paskuintave, bllokohen gazetarët

genta Postuar nga on Dec 28th, 2011 ne kategorine VIP. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Festivali i 50-të, sekretet e paskuintave, bllokohen gazetarët
Festivali i 50-të, sekretet e paskuintave, bllokohen gazetarët
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

A e di ti se…? Sa mendon ti se…? A të shkuar ndonjëherë mendja se sa…?
Këto qenë tri pyetjet e “bezdisshme” që prezantuesit e festivalit të 50-të të këngës në RTSH, iu bënin këngëtarëve. Hygerta Sako, Enkelejda Zeko dhe Nik Xhelilaj e përsëritën këtë refren në prezantimin e konkurrentit, derisa vetë Xhelilaj, duke e kuptuar se sa e lodhshme qe, tha se ky ishte “festivali i kuitzeve…”
Një festival jubile i këngës si ky i sivjetshmi, mbase duhet të kishte pasur një skenar më të mirë, ku informacioni për 50 vite traditë të jepej këndshëm, pa qenë nevoja të bëhej një zhurmë përqeshëse.
Duke lënë skenarin e duke kaluar tek prezantuesit, duhet thënë se edhe këta të fundit lanë shumë për të dëshiruar. Batuta të thata, si të nxjerra me zor, aq sa natyrshmëria e fjalëve e fjalive mund të ndihej vetëm tek Hygerta Sako. Nik Xhelilaj, mjaft i vlerësuar si aktor, së paku publikisht, dukej më shumë si në një bisedë me miqtë se sa si në skenën e një festivali.
Një kritikë shkon për fustanet e dyta të prezantueseve natën e parë…! Larg detajeve, ngjyrat dhe modeli, plus gurëve të shndritshëm, qenë thjesht të tepërta!
Ndriçimi dhe skena? Këtë do ua lëmë të tjerëve të flasin, mund të themi vetëm që syri i lirë kapi dy llamba të djegura.
Paskuintat, zonë e ndaluar
Nëpër auditorë e studio televizive, të gjithë flasin për lirinë e medias, të drejtën e informimit e të tjera si këto. Por fjalët, fjalë janë dhe i merr era. Mbase nuk janë edhe gjithaq të kënaqur drejtuesit e TVSH-së me këto të drejta e liri… Arrijmë në këtë përfundim krejt natyrshëm, sepse nuk u lejuam të hynim në paskuintat e festivalit, aty ku rrinë këngëtarët, aty ku merren vesh të gjitha sepse thuhen të gjitha.

E kerkuar dhe u gjet si :

Festivali i 50-të, sekretet e paskuintave, bllokohen gazetarët
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :