Eliza Dushku planifikon të grumbullojë 30.000 dollarë deri në ditëlindjen e saj të 30-të (30 dhjetor) për të ndërtuar një qendër rikuperimi për ish-fëmijët ushtarë në Uganda.
Aktorja me prejardhje shqiptare është duke u munduar që të realizojë projektin, i cili do të rehabilitojë ushtarët e rinj të cilët kanë humbur gjymtyrët gjatë luftës në këtë vend.
Sipas Celebuzz.com, ajo ka kërkuar nga miqtë dhe familjarët që të mos i blejnë dhurata për ditëlindje, por në vend të tyre të japin donacione bamirëse. /Telegrafi/






Jep mendimin tuaj