Aktorit të Hollywoodit, Brad Pitt, iu dha çmimi i Shoqatës së Kritikëve të Filmit të New Yorkut” (New York Film Critics Circle) për aktorin më të mirë në rolin tek filmat “The Tree of Life” dhe “Moneyball”. Këtë çmim ai e mori për rolin e babait të rreptë tek “The Tree of Life”, dhe për atë në filmin “Moneyball”, ku luan rolin e Billyt, trajnerit të klubit të bejsbollit në Oakland. Brad Pitt deri më tani nuk e ka marrë çmimin prestigjioz “Oscar”, por ka qenë dy herë i nominuar në filmat “The Curious Case of Benjamin Button” dhe “Twelve Monkeys”, ndërsa ka qenë edhe kooproducent i filmit “Departed”, i cili fitoi “Oscar”. Aktori 38-vjeçar së fundi ka luajtur rolin e një përfaqësuesi të OKB-së, në filmin “World War Z”, i cili do të paraqitet nëpër kinema gjatë vitit të ardhshëm.





Jep mendimin tuaj