Aurela Gaçe: Europa do të na mbajë mend këtë vit | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Aurela Gaçe: Europa do të na mbajë mend këtë vit

Postuar nga on May 10th, 2011 ne kategorine VIP. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Aurela Gaçe: Europa do të na mbajë mend këtë vit

Aurela, si ndihesh gjatë këtyre ditëve në Dyseldorf dhe si ju duket Gjermania ?
Ndihem shumë mirë dhe e qetë. Të them të vërtetën dal shumë pak, pasi kam frikë se ndonjë korrent mund të më ftohë dhe nuk dua të luaj me këtë gjë tani, pasi këtu jam për një garë shumë të madhe, dal vetëm kur duhet të shkoj në prova dhe kur jemi të ftuar diku. Kohën tjetër mbyllem në hotel, pak e çuditshme por e vërtetë.

Ç’farë ndjenje ke patur kur shkele për të parën herë skenën e Eurovizionit?
Oh, mrekulli! Ajo arenë aq e madhe më dha shumë forcë, e kisha ëndërruar me vite të tëra që të kisha mundësinë të këndoja në një sallë dhe skenë aq gjigande. Kjo ëndërr u bë realitet nëpërmjet Eurovizionit. Nuk më tremb, përkundrazi, adrenalina ime shkoi më lart kur e pashë atë skenë.

Ndërkohë i keni realizuar disa prova. Jeni të kënaqur me provat që i keni bërë deri tani?

Gjithçka ka shkuar mirë deri tani me provat që i kemi bërë në skenë dhe jemi shumë të kënaqur.

Nuk jeni e vetmja në skenë. Kush janë shoqëruesit e tjerë?

Në kitarë eshtë Bledar Sejko, një profesionist i madh në këtë instrument. Në bateri është Emiljan Dhima. Në skenë jam e shoqëruar dhe nga 3 këngëtarë shoqërues, për të cilët është përkujdesur Eda Zari. Këta këngëtarë jetojnë në Gjermani por janë me prejardhje nga Amerika dhe Anglia.

Ju jeni 6 persona në skenë, njëherazi është maksimumi i përsonave që mund të keni në skenë. Kush përkujdeset për përformancën në skenë?

Kënga nuk ka ndonjë koreografi por do të ketë me shumë interpretim në skenë. Regjizori i videoklipit të këngës ‘Feel the Passion’, Albert Malltezi, është dhe njeriu që përgjigjet për vendosjen tonë në skenë dhe efektet e përdorura, pra për gjithë regjinë skenike.

Shqiponja, simboli ynë kombëtar ështe prezente në videoklipin e këngës dhe shfaqet në sfond të skenës. Ndërkohë kemi parë edhe fustanin që do të vishni në gjysëm finale të Eurovizionit. Kush u kujdes për këtë veshje?

Qysh në festivalin e këngës 49 në RTSH për veshjen time është përkujdesur stilistja Mirela Nurçe. Është Mirela ajo që ka krijuar edhe veshjet tona për Eurovizion. Grimi do të realizohet nga Lili Ismaili, edhe kjo është pjesë e grupit realizues për pamjen time. Këto zgjedhje i kam bërë unë me bindjen se kam të bëj me profesioniste të vërteta.

Kush tjetër e shoqëron Aurelën gjatë këtyre ditëve në Dyseldorf?

Sigurisht të dy autorët e këngës, Shpëtim Saraçi dhe Sokol Marsi, delegacioni i TVSH-së, prindërit, vëllai, dhe me mua për çdo moment është edhe i dashuri im.

Me siguri se i keni dëgjuar këngët tjera konkurruese. Cilat këngë të pëlqejnë ty nga ky edicion?

 

Ka këngë shumë të bukura, por unë besoj që gjithësecili konkurrent ka veçantinë e vet dhe sjell në skenë diçka ndryshe. Mua më pëlqejnë disa këngë nga ky edicion i Eurovizionit, por ndoshta ngaqë jam vet në konkurrim nuk arrij dot të them diçka më shumë.

Sa jeni e vlerësuar nga gazetarët, para dhe pas provave që keni realizuar deri tani?

Më duket së kanë reaguar mirë, sidomos mbas provës së parë. Kam marrë kritika pozitive nga gjithë shtypi.

Çfarë po bën Aurela gjatë ditëve kur nuk ka prova?

Ushtroj zërin kohë pas kohe, pak edhe fizikun. Kam qenë edhe ftuar të këndojë në mbrëmje, në disa koncerte të organizuara nga shtetet tjera.

Meqënese 10 maji, gjysëm finalja e parë është afruar. Si e shihni suksesin e këngës shqiptare këtë vit?

 

Pavarësisht se ku mund të renditemi, kam një bindje që ne do të mbahemi mend.

Cili është mesazhi juaj kryesor që do të shfaqeni gjatë 3 minutave në skenë ?

 

Mesazhi im është shumë i thjeshtë dhe i fuqishëm. “E KAM SHPIRTIN PLOT ME NJË DASHURI QË QUHET MUZIKË, DHE KËTË DUA TA NDAJ ME TË GJITHË”

Çfarë plane keni pas Eurovizionit ?

Do të udhëtoj drejt Amerikës për disa koncerte. Nga Amerika do të udhëtoj direkt në Bullgari ku do të përfaqësoj Shqiperinë në Festivalin Ballkanik në Sofje, me këngën ‘Origjinale’. Pastaj kthehem në Shqipëri ku menjëherë do të promovoj një këngë të re të quajtur “CA$H”, një bashkëpunim me MC KRESHA. Pas këtij promovimi do të vazhdoj të punoj me pak këngë që kanë ngelur pa përfunduar nga albumi im i ri.

INA

 

E kerkuar dhe u gjet si :

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: