Argjentina Ramosaj, këngëtarja e cila së fundi shkëlqeu në festivalin ‘Kënga Magjike’, duke fituar edhe çmimin ‘Magjia e Parë’, pohon se fama i ka ndryshuar jetën. “Jeta ime ka ndryshuar shumë. Nuk ka shans të eci nëpër rrugë pa më njohur njerëzit, është një gjë shumë e çuditshme. Dhe i falënderoj të gjithë fansat që më përshëndesin dhe komplimentojnë gjithmonë. Fama është një gjë shumë e bukur për një artist. Sa më shumë famë aq më shumë do të ketë njerëz që e dëgjojnë dhe e vlerësojnë muzikën, punën tënde”, është shprehur Argjentina për Telegrafin kosovar. Falënderimin më të madh për sukseset e saj ajo ia dedikon familjes së saj dhe të fejuarit Valonit, me të cilin këtu e dy vite është duke bashkëjetuar. “Ka dy vite që bashkëjetojmë. Dhe jemi shumë të lumtur me njëri tjetrin. Valoni është spontan, lojal, elegant, dhe shumë i dashur. Ne jemi sikur të martuar pasi që edhe bashkëjetojmë, por meqë jemi shumë të angazhuar ende nuk jemi duke menduar për martesë. Por dasma e ëndrrave të mija do të ishte në ndonjë bregdet të bukur”, ka thënë Argjentina. Këngëtarja pak ditë më parë për revistën ‘Kosovarja’ shprehej se nuk pranon të zhvishet për famë, por në setin e saj fotografik në rrjetin social Facebook, nuk kursen të tregojë një pjesë të fizikut të zhveshur. Gjithsesi për Ramosaj, fama fitohet me punë dhe cmimet kanë rëndësinë e tyre. Ajo thotë se çmimi ‘Magjia e parë’ në festivalin ‘Kënga Magjike’ ka ardhur si befasi e këndshme për të. Argjentina, e cila përveç muzikës studion fotografinë në akademinë e arteve, aktualisht është në përgatitje edhe të tre këngëve të reja, dy prej të cilave janë këngë ritmike dhe një tjetër është baladë





Jep mendimin tuaj