Angelina reagon ndaj medieve serbe | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Angelina reagon ndaj medieve serbe

Rudi Postuar nga on Jan 22nd, 2012 ne kategorine VIP. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Angelina reagon ndaj medieve serbe


Aktorja hollivudiane, Angelina Jolie, ka reaguar ndaj shkrimeve në mediat serbe, sipas të cilave, ajo ka deklaruar se duhet të eliminohet “krijesa gjenocidale- Republika Serbe e Bosnjës”.
“Mos besoni krejt çfarë lexoni. Ata shkatërrojnë drunj të mirë për të bërë gazeta të këqija”, ka shkruar aktorja në profilin e saj në Twitter, duke shtuar se është e habitur pse i gjithë kombi serb beson në një informatë të fabrikuar të gazetave, të bazuar në një e-mail të rrejshëm.

Nga ana tjetër, redaktori i gazetës që ka publikuar deklarimet e aktores e ka ftuar Angelinan dhe këdo tjetër që të shkojnë ta shohin e-mailin.

Angelina reagon ndaj medieve serbe
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)

Jep mendimin tuaj

comments

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net