Vota e vitit ’92, votë përmbysjeje, vota e 8 majit ishte për zhvillimin | GazetaOnline
Warning: curl_close(): supplied argument is not a valid cURL handle resource in /home/gazetaon/public_html/wp-content/plugins/easy-facebook-share-thumbnails/index.php on line 289

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Vota e vitit ’92, votë përmbysjeje, vota e 8 majit ishte për zhvillimin

Postuar nga on May 25th, 2011 ne kategorine SHQIP, Shqiperi. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Kryeministri deklaron se besimi i qytetarëve tek qeveria do të shndërrohet në projekte ambicioze

Mbështetja masive për koalicionin qeveritar “Aleanca për Qytetarin” në zgjedhjet vendore të 8 majit, do të shndërrohet për mbarë shqiptarët në një energji të re, të madhe, të pandalshme të zhvillimit. Gjatë inaugurimit të urës së re mbi lumin Buna në Shkodër, Kryeministri Berisha garantoi qytetarët shqiptarë se sikundër u premtua në fushatën elektorale votëbesimi i koalicionit do të shndërrohet në qindra dhe mijëra projekte, si ndërtimi i kopshteve moderne, shkollave moderne për nxënësit, spitaleve moderne për të sëmurët, rrugë më të mira për mbarë shqiptarët, ujësjellësa e kanalizime. “Vota e 8 majit do të shndërrohet për mbarë shqiptarët në një energji të re, të madhe, të pandalshme të zhvillimit. Në këtë periudhë të shkurtër 18 mujore, ne përfundojmë autostradën Tiranë-Elbasan, në këtë periudhë do të nisim autostradën Lezhë-Shkodër me katër korsi, nisin punimet e tunelit e rrugës së Arbrit, Boshtit të Jugut. Shqipëria brenda katër viteve që vijnë do të ketë një rrjet rrugor që do të bëjë krenar çdo shqiptar. Mbështetja juaj plebishitare do të shndërrohet ashtu siç kemi premtuar në qindra dhe mijëra projekte, me të cilat ne do të ndërtojmë kudo kopshte moderne për fëmijët tanë, shkolla moderne për nxënësit tanë, spitale moderne për të sëmurët tanë, rrugët më të mira për mbarë shqiptarët, ujësjellësa e kanalizme. Në të katër anët e këtij vendi, do të ndërtojmë standardet e një vendi të zhvilluar. Ne do të bëjmë gjithçka që pasuritë përrallore që i ka dhuruar Zoti këtij vendi të shndërrohen në të mira për çdo qytetar të Shqipërisë”, u shpreh Berisha. Mbajtja e premtimeve, sipas Kryeministrit, do të bëhet pasi qytetarët besuan tek projektet duke e votuar alternativën qeverisëse, duke premtuar se 140 mijë votat më shumë se koalicioni i majtë do të shndërrohen në votë ndërtimi, votë zhvillimi, votë e së ardhmes. “Më shumë se kurrë, ne besojmë tek ju, sepse ju udhëhoqët fushatën më të suksesshme që vendi ka njohur nga viti ’92 gjer më sot. Por, në rast se vota e vitit ’92 ishte votë përmbysjeje, vota e 2011 është votë ndërtimi, votë zhvillimi, votë e së ardhmes”, theksoi Berisha. Gjatë fushatës elektorale nën drejtimin e koalicionit mazhoritar “Aleanca për Qytetarin”, kreu i qeverisë Berisha e fokusoi alternativën e tij vetëm në zgjidhjen e problematikave të qytetarëve kudo ku ata ndodheshin. Nën sloganin “Ju jeni të parët”, për më shumë se një muaj Kryeministri shpalosi qytet më qytet alternativën e “Aleancës për Qytetarin”, ku premtimi i vetëm ishte problematika e qytetarëve dhe komuniteteve ku ata jetojnë. Sipas Berishës deri në vitin 2017, Shqipëria do të jetë vend i zhvilluar, një projekt ky i premtuar nga kreu i qeverisë. Pas mbarimit të fushatës elektorale dhe shprehjes së qytetarëve me votë në 8 maj kjo alternativë arriti të merrte mbështetjen më të madhe që mund të ketë marrë në 15 vitet e fundit ndonjë koalicion, ku rezultatet zyrtare nxorën fitues “Aleancën për Qytetarin” me 140 mijë vota më shumë se koalicioni “Aleanca për të Ardhmen”, që të vetmen rrugë kishte mohimin e çdo arritjeje nga kjo qeveri.

botasot.info

 

Vota e vitit ’92, votë përmbysjeje, vota e 8 majit ishte për zhvillimin
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

comments

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

GazetaOnline

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: