VLORE- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së qytetit të Vlorës pasi akuzohen se kanë përvetësuar një shumë të madhe parash nga një prej bankave në Vlorë.
Gentian Hoxha 35 vjec, specialist marketingu i një prej bankave të qytetit bregdetar dhe Fatjon Hoxha, administrator i shoqërisë Ation.shpk kanë rënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar “Bankieri pirat”.
Sipas policisë, këta dy shtetas akuzon për falsifikim të dokumentave, vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe ndërhyrje në të dhënat kompjuterike të bankës.
Policia dyshon se paratë që janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme nga banka ku është i punësuar 35 vjecari Gentian Hoxha, janë ëprdorur për disa investime publike të bëra në qytetin e Vlorës, një prej të cilave është edhe holli i Pallatit të Sportit.
Policia po vijon hetimet në lidhje me zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
(e.n/news24/BalkanWeb)





Jep mendimin tuaj