
Presidenti Bamir Topi dekoron 22 viktimat e ish-Ambasadës Sovjetike. Kryetari i Shtetit dekoron 22 intelektualët e pushkatuar, kjo në shenjë mirënjohje dhe luften e pashembullt gjatë regjimit komunist.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Topi vuri në dukje se modeli i diktaturës në Shqipëri ishte unikal i cili ishte një mekanizëm dhune e cila qendroi me dhunë dhe sundoi me dhunë.
“Gjatë këtyre 20 viteve demokraci kemi shkruar për vitet e komunizmit, urrejtjes ndaj fjalës së lirë, bindjes absolute ndaj regjimit komunist. Familjet fisnike dhe patriotike e shkurtit të vitit 1951 është prova më e gjallë e këtij arbitrariteti. 60-vite më parë, u arshivua një nga programet më të egra të regjimit komunist pa gjyq të rregullt, pa hetime, pa asnjë dëshmitar. Regjimi arrestoi dhe ekzekutoi 22 qytetarë të pafajshëm, shumica të diplomuar në universitete perëndimore”.
Në vijim të fjalës së tij, Topi theksoi se forcat politike, e majta dhe e djathta duhet të kenë konsensus në dënim të komunizmit si dhe një plan më të gjerë të një klime publike me ato vlera duke nderuar të 22 viktimat e shoqërisë shqiptare.






Jep mendimin tuaj