Situata e krijuar sot në Shqipëri është pasqyruar nga të gjitha mediat më të rëndësishme ndërkombëtare. Ëashington Post shkruant se “fillojnë përleshjet në demonstraten në Shqipëri, ndërsa BBC “Policia dhe protestuesit përleshen në Tiranë”.
“Në Tiranë policia ka ndërhyrë me forcë duke përdorur ujë me presion, mjete me gaz lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës për të shpërndarë mijëra mbështetës të opozitës, të cilët po demonstronin përpara selisë së qeverisë shqiptare.
Ndërsa “The Canadian Press” shkruan “Fillojnë përleshjet në demonstraten në Shqipëri, ndërsa mijëra protestues bashkohen”
RFI shkruan “Protestuesit shqiptarë përleshen me policinë”. Agjencia Reuters shkruan “Protestuesit e opozitës përplasen me policinë në Shqipëri”, ndërsa e përditshmja italiane Corriere della Sera shkruan “Shqipëri: Protesta, qëllohet nga kryeministria”
Burimi i Informacionit SHEKULLI





Jep mendimin tuaj