Nga Presheva aty ku kryesocialisti Edi Rama do të promovojë librin e tij “Kurban” shefi i opozitës duket se sfidon zërat që thonë se ndërkohë që ai shkon në Preshevë, preshevarët ikin.
“Mbërritëm në Preshevë. Mikpritje e ngrohtë, pres me padurim bashkëbisedimin publik me qytetarët dhe pastaj takimin me të zgjedhurit”, shkruan Rama, në faqen e tij zyrtare në Tëitter.
Vizita e kryesocialistit Edi Rama në Preshevë u komentua si e bojkotuar pasi drejtuesit e partive politike dhe të zgjedhurit vendorë që përfaqësojnë interesat e shqiptarëve ishin sot në një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u takuan me Ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto.
Vizita e Ramës në Preshevë është e dyta ku një lider kryesor politik nga Tirana viziton komunitetin shqiptar në këtë pjesë të Ballkanit, pas vizitës së ish- zëvendëskryeministrit Ilir Meta në mars të vitit 2010.





Jep mendimin tuaj