Duke ndarë shqetësimin me Shqipërinë pas përmbytjeve që kanë kapluar Shkodrën me rrethinë, Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë një shumë prej 1 milionë euro për t’i ndihmuar qytetarët e Shkodrës që ta përballojnë situatën emergjente.
Kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi u ka bërë thirrje edhe qytetarëve të Kosovës që të solidarizohen me qytetarët e Shqipërisë dhe të mbajnë dyert hapur për të krijuar strehë për ato familje që kanë pësuar nga vërshimet. Në mbledhjen e cila mund të jetë e fundit për këtë mandat, kryeministri Thaçi ka ndarë po ashtu edhe 500 mijë euro për sanimin e dëmeve që kanë shkaktuar vërshimet në Kosovë, përderisa ka shtuar se vendimi tjetër do të vijë pas vlerësimit të dëmeve.





Jep mendimin tuaj