TIRANË – Grupi hetimor i prokurorisë së kryeqytetit, me urdhër të drejtuesit të këtij institucioni prokurorit Sokol Malaj, ka njoftuar deputetët Tom Doshi dhe Paulin Stërkaj që të paraqiten për t’u marrw në pyetje në lidhje me demonstratën e dhunshme të zhvilluar gjatë pasdites së premte para kryeministrisë. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, që sipas tyre është kontaktuar tashmë me deputete Doshi dhe Sterkaj të cilët pritet të paraqiten gjatë kësaj jave në prokurori për të dhënë shpjegime.
Pyetja e tyre, sipas këtyre burimeve, do të bëhet me cilësinë e personave që kanë dijeni për fakte, pasi vetëm pak minuta para se të shpërthej përleshja mes demonstruesve dhe policisë, dy deputete janë fiksuar nga kamerat e sigurisë dhe televizioneve të ndryshme që kanë kaluar aty.
“Nga kqyrja e pamjeve filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë të institucionit të kryeministrisë, regjistrimit të kryer nga Garda dhe Policia si dhe nga mediat e ndryshme, janë fiksuar fytyrat e deputeteve të Partisë Socialiste Tom Doshi dhe Paulin Sterkaj. Të dy këto deputetw të shoqëruar nga personat e ndryshëm, kanë kaluar mes kordonit të policisë dhe demonstruesve vetëm pak minuta para se mes tyre të shpërthejw dhuna”-thuhet nga burimet e Prokurorisë së Përgjithshme.
Bazuar në këto pamjet të fiksuara, grupi hetimor i prokurorisë së Tiranës, me urdhër të drejtuesit të këtij institucioni ka kërkuar që të kontaktohen dy deputetët dhe të ftohen në prokurori me dëshirën e tyre për të dhënë shpjegime.
Sipas këtyre burimeve, dyshohet se dy deputet në momentin e parakalimit mes policisë dhe turmës, të kenë nxitur demonstruesit për dhunë. Por, nga pamjet filmike që janë transmetuar në media, rezulton se dy deputet Doshi e Sterkaj kërkojnë nga demonstruesit të jenë të qetë dhe jo të dhunshëm.
Gjithashtu, këto burime konfirmuan fakti se grupi hetimor në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë filluar identifikimin e demonstruesve të dhunshëm të cilët duken qartë në pamjet filmike që godasin forcat e policisë duke qëlluar ndaj tyre me sende të forta.
Përveç kësaj, sipas këtyre burimeve, të gjitha ata personat që tashmë janë identifikuar duke goditur policinë dhe shkatërruar pronën publike apo private do të ndiqen dhe do të vihen para drejtësisë. “Me urdhër të drejtuesit të prokurorisë është kërkuar nga policia, që për çdo person të identifikueshëm qartë nga kamerat e sigurisë që ushtron dhunë ndaj policisë, gardistëve apo shkatërron pronën të kryhet arrestimi i tij dhe të vihet para përgjegjësisë penale.
Gjithashtu, prokuroria ka pranuar tashmë rreth 2 mijë foto të printuara nga Instituti i Policisë Shkencore, të fokusuara nga kamerat e sigurisë dhe është urdhëruar që në bashkëpunim me policinë të kryhen arrestimet e tyre ku do që ndodhen në gjithë qytetet e Shqipërisë”- thuhet nga burimet pranë Prokurorisë së Përgjithshme, duke shtuar se këto foto i janë shpërndarë tashmë të gjithë Komisariateve të Policisë në vend.
shekulli.al
E kerkuar dhe u gjet si :
- sokol malaj (1)
- tom doshi ps (1)





Jep mendimin tuaj