Prenga: E godita pasi na tha këlyshë Paloka: Nuk rashë në nivelin e tij | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Prenga: E godita pasi na tha këlyshë Paloka: Nuk rashë në nivelin e tij

genta Postuar nga on Feb 11th, 2011 ne kategorine SHQIP, Shqiperi. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Prenga: E godita pasi na tha këlyshë Paloka: Nuk rashë në nivelin e tij
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)


Deputetit të Laçit, Armado Prengës, i sosi durimi dje teksa dëgjoi deputetin demokrat, Edi Paloka, t’i drejtohej atyre si “këlyshë të puçit”. I ri në parlament, Prengës nuk i kanë mbajtur nervat dhe teksa ka dëgjuar shprehjet e Palokës dhe debatin e këtij të fundit me Paulin Sterkajn, ka goditur deputetin demokrat me grusht në fytyrë. I kontaktuar pas këtij incidenti, deputeti socialist Armando Prenga ka sqaruar se ai ishte një veprim në gjaknxehtësi e sipër dhe se nuk ishte diçka e menduar më parë. “U bëra pjesë e këtij konflikti, për shkak se Paloka nisi të shajë opozitën dhe deputetët e saj, duke u thënë këlyshët e puçit”, – tha Prenga për MAPO-n. Më tej, ai ka sqaruar se nuk ka shkuar dje në Kuvend me idenë për t’u rrahur me Palokën, pasi më parë nuk ka pasur ndonjë konflikt me të. “Nuk kam pasur ndonjë konflikt më parë me Palokën, aty ka qenë hera e parë që jemi konfliktuar dhe ai ka qenë një veprim i çastit, i pamenduar më parë”, – u shpreh deputeti socialist, Armando Prenga. Pavarësisht se mohon që të ketë pasur diçka të mbartur nga më parë, deputeti i Laçit është shprehur dje se nuk është përpjekur të komunikojë më me Palokën pas këtij incidenti, qoftë për t’i kërkuar edhe të falur. “Nuk kam komunikuar më me Palokën pas atij konflikti, që e panë të gjithë në sallë, se nuk pasur çfarë të sqaroj”, – shtoi më tej Prenga. Nga ana tjetër, viktima e këtij sherri, Edi Paloka, pas incidentit ka thënë se është vëtëpërmbajtur për të mos rënë në nivelin e deputetëve socialistë.

Penalizimi

Ndërkohë, Armando Prenga e ka konsideruar të njëanshëm vendimin e Byrosë së Kuvendit, për ta penalizuar atë dhe dy deputetët e tjerë socialistë, Sajmir Tahiri dhe Paulin Sterkajn, me nga 15 ditë mospjesëmarrje në jetën parlamentare. Duke iu referuar penalizimit të tij, ai ka sqaruar se meqë Byroja ka penalizuar atë, të njëjtën gjë duhet të bënte edhe me protagonistin tjetër të këtij incidenti, pra deputetin Edi Paloka. Sipas Prengës, ishte Paloka ai që provokoi këtë ngjarje, ndaj masa penalizuese duhej marrë edhe ndaj tij.

“Vendimi i Byrosë së Kuvendit është i njëanshëm, pasi nëse u penalizova unë, e njëjta gjë duhet të ndodhte edhe me deputetin e PD-së, Edi Paloka. Pasi reagimi im ishte si pasojë e një fjalori të ulët që përdori Paloka, kundrejt opozitës dhe deputetëve në sallë. Vendimi është i padrejtë, pasi bëhet fjalë për 15 ditë mospjesëmarrje, por duke filluar jo nga data kur ka ndodhur konflikti, por nga data 14 shkurt”, – u shpreh i zgjedhuri socialist Armando Prenga.

Edi Paloka

Nga ana tjetër, deputeti demokrat Edi Paloka, i cili u bë viktimë e këtij incidenti, nuk ka dashur të japë ndonjë koment, përveçse të shprehet se u vetpërmbajt për të mos u ulur në të njëjtin nivel, si kundërshtarët e tij politikë. Në të vërtetë, dje Paloka, që njihet si një nga deputetët më gjaknxehtë të kuvendit, është vetëpërmbajtur duke shmangur kështu një sherr me përmasa më të mëdha.(mapo)

E kerkuar dhe u gjet si :

Prenga: E godita pasi na tha këlyshë Paloka: Nuk rashë në nivelin e tij
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: