TIRANE-Opozita e Bashkuar do të rinisë nesër protestat që i ndërpreu për shkak të situatës së përmbytjeve.
Në emër të Opozitës së Bashkuar, Spartak Ngjela bëri të ditur sot për mediat se protestat që do të kenë stacion të parë Durrësit kanë si qëllim largimin e qeverisë së korruptuar. Sipas Ngjelës, qeveria e korruptuar u bë shkak për përmbytjet në vend dhe pavarësisht situatës ku ndodhet zona e përmbytur, nuk ka lekë të menaxhojë në përmirësimin e situatës.
Ngjela ftoi të gjithë qytetarët e pakënaqur nga qeverisja e keqe që të marrin pjesë në tubimet e opozitës që nisin nesër nga Durrësi.






Jep mendimin tuaj