NY Times: Ndalni vetëshkatërrimin e Shqipërisë | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

NY Times: Ndalni vetëshkatërrimin e Shqipërisë

Postuar nga on Jan 27th, 2011 ne kategorine SHQIP, Shqiperi. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

NJU JORK- “Në një moment Shqipëria është destinacioni kryesor i Lonely Planet për vitin 2011, një vend anëtar i Nato-ë, qytetarët e të cilit mund t’i gëzohen udhëtimeve pa viza në vendet e Bashkimit Europian, ndërsa në një moment tjetër, forcat e qeverisë qellojnë dhe vrasin protestuesit në rrugë, ndërsa ministria e Jashtme britanike paralajmëron qytetarët e saj që ndodhen në Tiranë që të shmangin grumbullimet”. Kështu shkruhet në një artikull të ditës së sotme të prestigjiozes amerikane Nju Jork Tajms, me titull “Ndalni vetëshkatërriin e Shqipërisë”.

Shqipëria, e cila doli në vitet ‘90 nga diktatura e stilit Koreano Verior, dhe që falimentoi në vitin 1997, tani është në buzë të një katastrofe tjetër. Sipas këtij artikulli, gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka qenë një faktor paqeje në Ballkan, duke ndërtuar marrëdhënie me armiqtë e vjetër si Serbia apo duke dhënë mesazhe paqeje në Kosovë dhe Maqedoni.

Ushtarët shqiptarë operojnë në Afganistan dhe një rikthimi i konfliktit do të ishte negative për Ballkanin, negative për Europën dhe negative për NATO-n. Megjithatë sipas New York Times, kriza aktuale i ka rrënjët e thella. Që nga viti 1992, zgjedhjet nuk janë konsideruar të lira dhe të ndershme nga OSBE, Zgjedhjet në Shqipëri janë shndërruar në fushë beteje. Sipas këtij artikulli, zgjedhjet janë një mundësi për politikanët për të shkatërruar kundërshtarin dhe pasuruar miqtë dhe shokët.
Edhe zgjedhjet e qershorit 2009 nuk bëjnë dallim. Lideri i opozitës, Edi Rama protestoi kundër rezultatit duke bojkotuar parlamentin. Ndërkaq, kryeministri Berisha ka qeverisur në atë mënyrë aqsa Freedom House tashmë e konsideron Shqipërinë vend pjesërisht të lirë, në të njëjtin status me Abkazinë, Gambian dhe Nagorno –Karabakh.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: