Dy të rinj shqiptarë kanë mbetur të vdekur dhe një në gjendje kritike pas një aksidenti që ndodhi në lagjen Bronks të Nju Jorkut.
Sipas korrespodentit të agjencisë së lajmeve INA, makina në të cilën gjendeshin viktimat u përplas në një mbikalim në rrugën kryesore Bronks-Nju Jork.
Sipas policisë njujorkeze aksidenti ndodhi të martën në mëngjes, kur makina që drejtohej nga 20 vjeçari shqiptar tentoi të tejkalojë një kamion dhe pasi që ka humbur drejtimin ka goditur mbikalimin.
Ai nuk ka arritur që të kontrollojë makinën për shkak të shpejtësisë së lartë. Dy të vdekurit janë të moshave 19 dhe 16 vjeç, ndërsa 20 vjeçari, shofer i makinës është në gjendje të rëndë shëndetësore.(B.Sina/INA)






Jep mendimin tuaj