Moti i keq bllokon nisjen e trageteve, pasagjerët kalojnë natën në terminale | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Moti i keq bllokon nisjen e trageteve, pasagjerët kalojnë natën në terminale

Rudi Postuar nga on Jan 7th, 2012 ne kategorine SHQIP, Shqiperi. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Moti i keq bllokon nisjen e trageteve, pasagjerët kalojnë natën në terminale
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)


Moti i keq dhe era e fortë kanë paralizuar punën në Portin e Vlorës dhe të Durrësit ku për shkak të dallgëzimit në det nuk janë nisur tragetet e linjave dhe pasagjerët e kanë kaluar natën në të ftohtë në terminalet e Durrësit dhe Vlorës.

Dy tragetet e linjës Vlorë-Brindisi të ngarkuar me pasagjerë nuk janë nisur përdrejt destinacionit dhe për të shmangur ndonjë incident në det të hapur për shkak të motit të keq e me erë të fortë, drejtuesit e tyre u kanë kërkuar pasagjerëve që të zbresin, për t’u nisur vetëm pasi deti të qetësohej.

Edhe trageti tjetër i kësaj linje u ndal pranë ishullit të Sazanit për t’u kthyer mbrapsht për në portin e Vlorës për shkak të kohës së keqe.

Situata problematike ka shkaktuar anomali duke bërë që këtë të shtunë të ketë një fluks shumë të madh pasagjerësh, të cilë kanë kaluar natën jashtë në terminal.

Sipas kapitenerisë era në det fryn me një shpejtësi 20 metra për sekond, ndërkohë deti arriti fuqinë e tij në gji 5 ballë, dhe 8 deri 9 ballë në det të hapur.

Durrës, vonesë në nisjen e trageteve

Për shkak të motit të keq dhe me erë të fortë dhe dallgë të fuqishme mbi tetë ballë janë nisur me katër orë vonesë drejt brigjeve italiane edhe katër tragetet e linjës Durrës-Bari.

Kapiteneria e portit të Durrësit bën me dije se nga pritja e qetësimit të detit, 4000 pasagjerë kanë kaluar natën jashtë në të ftohtë në terminalin e pasagjerëve.

Kështu pritet që edhe tragetet nga portet italiane të vijnë me katër orë vonesë.

Kapiteneria e Durrësit ka ndërprerë lundrimin e anijeve të peshkimit dhe anijeve tregtare, deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Aktualisht forca e detit jashtë gjirit të Durrësit shkon deri në 6 ballë, ndërsa shpejtësia e erës 18 metër në sekond.

Ngrica bllokon akset rrugore në zonat malore

Moti i keq dhe ngricat kanë bllokuar pjesën më të madhe të zonave malore të vendit duke krijuar probleme në shumë akse rrugore nëpër fshatrat e ndryshme të vendit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ngrica ka bllokuar aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë-Doganë-Pogradec, Stëblevë-Klenjë-Dibër e Bulqizë.

Në zonat e thella malore trashësia e dëborës ka mbërritur në 70 centimetra, duke bllokuar shumë automjete.

Policia rrugore ka marrë masat duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve pa zinxhirë.

Madje policia rrugore për të mbajtur nën kontroll sigurinë në rrugët e vendit ka vendosur gjoba dhe monitoruar gjithë akset rrugore të bllokuara nga dëbora.

Gjatë gjithë natës është patrulluar edhe në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë-Doganë-Pogradec, ku për të shmangur rrëshqitjet e automjeteve nga ngricat është hedhur kripë nga komuna e Pishkashit deri në Qafë Thanë.

Përmbytje në Librazhd, rrezikohen argjinatura e lumit Shkumbin

Reshjet me intensitet të lartë në qytetin e Librazhdit kanë vënë në rrezik edhe argjinaturën e lumit Shkumbin.

Mësohet se shirat e dendur të rënë gjatë mbrëmjes kanë përmbytur rrugët e Librazhdit. Lumi Shkumbin është fryrë tejet nga prurjet e furishme suke rrezikur të gjithë zonat e banuara në anë të tij.

Dëbora bllokon Qafën e Llogarasë

Edhe kalimi në Qafën e Llogarasë është bllokuar nga reshjet e dëborës të rëna gjatë tërë natës.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al bën me dije se shumë automjete kanë mbetur të bllokuara në të dy krahët e rrugës Vlorë-Sarandë.

Në vendngjarje për të zhbllokuar situatën e vështirë kanë mbërritur borëpastrueset dhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për çlirimin e rrugës nga dëbora, e cila këtu ka mbërritur në 20 cm.

Po kështu edhe në këtë rrugë është hedhur kripë për të shmangur rrëshqitjet e automjeteve.

Policia rrugore bën me dije se në Qafën e llogarasë kalimi i automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë, ndërsa për të shmangur aksidentet, automjetet e tjera të papajisura me zinxhirë nuk janë lejuar të kalojnë.

Temperaturat e ulta nën zero dhe dëbora e dendur kanë bërë që shtresat e akullit të mos shkrijnë.

Pas punës së borëpastruesve gjatë tërë natës së të premtes, tashmë mësohet se Qafa e Llogarasë dhe qafa e Muzinës janë të kalueshme.

E kerkuar dhe u gjet si :

Moti i keq bllokon nisjen e trageteve, pasagjerët kalojnë natën në terminale
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :