Lirohet nga burgu Emiljano Shullazi, i dënuar me 7.4 vjet për drogë | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Lirohet nga burgu Emiljano Shullazi, i dënuar me 7.4 vjet për drogë

Postuar nga on Dec 24th, 2010 ne kategorine SHQIP, Shqiperi. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Lirohet nga burgu Emiljano Shullazi, i dënuar me 7.4 vjet për drogë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

TIRANË- Lirohet nga qelia burgut të Fushë-Krujës Emilajno Shullazi, pas përfundimit të afatit të dënimit prej 7 vitesh e 4 muaj burg të dhënë ndaj tij për trafik droge. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, atyre pranë burgut të Fushë-Krujës dhe shokëve të tij. Sipas këtyre burimeve, konfirmohet se në orën 11:00 të paradites së djeshme, Shullazi la mbrapa dyert e hekurta të institucionit të vuajtjes së dënimit dhe është larguar në drejtim të vendbanimit të familjes së tij në Durrës. Para portës së burgut që ndodhet në periferi të Fushë- Krujës, Shullazi është pritur nga një numër i madh autoveturash të shokëve dhe miqve të tij, të cilët më pas e kanë shoqëruar drejt Durrësit. “Ishin rreth 15 makina të ndryshme dhe shumë persona, të cilët sapo Emiljano Shullazi doli nga porta e rrethimit të burgut, e kanë pritur me ovacione dhe duartrokitje.

Më pas Shullazi është takuar me të gjithë shokët e tij që e prisnin dhe së bashku me ata, kanë krijuar një autokolonë të gjatë makinash që janë drejtuar drejt qytetit të Durrësit”,-thuhet nga burimet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Vetë Shullazi, para se të hynte në makinë, sipas njërit prej shokëve të tij i pranishëm në këtë pritje, është kthyer me fytyrë nga burgu dhe duke pëshpëritur është shprehur se “mos më pafshi kurrë më këtu”. Të pyetur për këtë lirim, zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve janë shprehur se lirimi i Shullazit ka ardhur bazuar në rregulloren e burgut dhe ligjin, pasi i ka mbaruar afatit i dënimit prej 7 vite e 4 muaj burg”. “Lirimi i tij është bërë për shkak se nga përllogaritja e masës së dënimit dhe ditëve të qëndrimit në burg, ka rezultuar se shtetasi Emiljano Shullazi ka mbaruar masën e dënimit. Bazuar në rregulloren e burgut dhe ligjin, shtetasi Shullazi është liruar”,-thanë zyrtarët e burgut. Vetëm pak muaj më parë, ka përfunduar maratona gjyqësore ndaj shtetasit Emiljano Shullazi, ku përfundimisht është dënuar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në aplikim të gjykimit të shkurtuar me 6 vjet e 8 muaj heqje lirie.

Ndërkohë, para se të marrë këtë vendim, ai ishte dënuar për armëmbajtje pa leje me 1 vit e 6 muaj burg, që në total ka vuajtur 7 vite e 4 muaj burg. Sipas vendimit të formës së prerë, Shullazi është dënuar së bashku me të pandehurin Ergys Ferhati për akuzën e “trafikimit të drogës” drejt shtetit italian, në bashkëpunim edhe me shtetasit e dënuar tashmë Erges Ymeraj, Erjon Gogaj, Selfo Driza dhe Lutfi Shabani. Nga vendimi, thuhet se Shullazi në bashkëpunim me të pandehurit e sipërcituar kanë trafikuar nga Shqipëria në Itali një sasi prej rreth 55.4 kg heroinë dhe 100 kg përzierës. Sasi kjo e cila është sekuestruar në Itali, duke i arrestuar njëkohësisht edhe “korrierët” e kësaj sasie droge që kalonin nga porti i Durrësit në portet e shtetit fqinjë. Të pandehurit me anë të bashkëpunëtorëve të ndryshëm, siguronin drogën nga Turqia me ndihmën e një “furnizuesi” me emrin Mehmet dhe më pas nga Shqipëria e dërgonin atë në laboratorin e përzierjes që ndodhej në Milano të Italisë. Brenda një viti, autoritetet italiane kanë mundur të sekuestrojnë rreth 54.4 kg heroinë dhe 100 kg lëndë e përdorur për përzierës droge që transportohej nga korrierë shqiptarë, kroatë, turq, italianë e gjermanë. Kjo sasi droge është dërguar nga dy grupe nga Shqipëria dhe lëvizte në itinerarin Turqi-Bullgari-Maqedoni- Shqipëri, e më pas dërgohej në Itali me transportues të ndryshëm.

Burimi Informacionit Gazeta Shekulli

E kerkuar dhe u gjet si :

Lirohet nga burgu Emiljano Shullazi, i dënuar me 7.4 vjet për drogë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: