
Arrestohet në kryeqytet një shtetas që dyshohet si autori i disa vjedhjeve të dyerve hyrëse të objekteve në ndërtim.
33-vjeçari Florjan Pali Balashi, banues në Tiranë, u arrestua nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë.
Florjan Balashi u kap në flagrancë rreth orës 04.00 të mëngjesit në rrugën “Komuna e Parisit” në Tiranë, ndërsa po vidhte derën hyrëse në një objekt në ndërtim, në pronësi të një shtetasi.
Nga hetimet rezultoi se Florjan Balashi është autor i vjedhjeve të mëposhtme:
Me dt.03.01.2012, gjatë natës, në rrugën “Komuna e Paristit“, ka vjedhur derën hyrëse të pallatit “Erald’.
Me dt.03.01.2012, gjatë natës, në rrugën “Komuna e Paristit“, ka vjedhur derën hyrëse të pallatit “Aurora 3”.
Me dt.03.01.2012, gjatë natës, në rrugën “Komuna e Parisit“, ka vjedhur derën hyrëse të pallatit “Alban Tirana”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa dyer duralumini, të vjedhura, ndërkohë që Policia e Tiranës po punon për dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera të kryera prej tij në qytetin e Tiranës.





Jep mendimin tuaj