I vjedhin biçikletën tek ministria e Brendshme, e gjen në Kamzë dhe kërkon ndihmë | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

I vjedhin biçikletën tek ministria e Brendshme, e gjen në Kamzë dhe kërkon ndihmë

Rudi Postuar nga on Jan 28th, 2012 ne kategorine SHQIP, Shqiperi. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

I vjedhin biçikletën tek ministria e Brendshme, e gjen në Kamzë dhe kërkon ndihmë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)


Biçikleta me të cilën lëvizte çdo ditë, i humbi sa hap e mbyll sytë, aty ku ndoshta e shihte si vendin më të sigurt, pranë ministrisë së Brendshme.

Pasi kishin kaluar disa ditë dhe thuajse i kishte fshirë shpresat për ta gjetur, befas ka pikasur larg prej vendit ku e humbi, në Kodër Kamzë, një person i cili po udhëtonte pikërisht me biçikletën e tij.

Një sinjalizim në polici ka bërë që në këtë incident të përfshihen uniformat blu të cilat morën masat përkatëse dhe zbardhën çfarë kishte ndodhur, raporton agjencia NOA.al.

Gjithçka ka nisur dy muaj më parë kur shtetasi Artan M., 29 vjeçar, banues në qytetin e Tiranës, ka humbur biçikletën e tij tek ministria e Brendshme, pikërisht pranë Teatrit Kombëtar.

Por dje pasdite, në Institutin e Kamzës, 29 vjeçari ka kapur personin me biçikletën e vjedhur.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca policore të Komisariatit nr.5. Atje është zbardhur se biçikleta i ishte gjetur 16 vjeçarit Margilen M., banues në lagjen Bathore në periferi të kryeqytetit.

Por historia nuk mbaron këtu. Adoleshenti deklaroi se ai nuk e kishte vjedhur këtë biçikletë, për më tepër e kishte blerë atë para pak kohësh.

I riu ka deklaruar dhe emrin e personit që ia shiti duke vënë në lëvizje policinë për ta kapur atë.

I vjedhin biçikletën tek ministria e Brendshme, e gjen në Kamzë dhe kërkon ndihmë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :