Hetimi zgjedhjeve Rama:Berisha në Kuvend thelloi krizën | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Hetimi zgjedhjeve Rama:Berisha në Kuvend thelloi krizën

Postuar nga on Dec 29th, 2010 ne kategorine SHQIP, Shqiperi. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste akuzon drejtëpërdrejtë kryeministrin Berisha se me refuzimin e cdo kompromisi të afruar nga opozita po thellon më tej krizën politike në dëm të shqiptarëve.

Reagimi vjen pasi Parlamenti mbrëmë hodhi poshtë me shumicë votash kërkesën e PS-së për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Duke komentuar seancën e djeshme parlamentare Rama tha Saliu u shfaqi shqiptarëve “mungesën e edukatës minimale”.

“Berisha foli pa fund, shpifi pa fund, fyu pa fund dhe i dha fund këtij viti parlamentar në mënyrë më të dëmshme për vendin dhe për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi duke refuzuar cdo kompromis të afruar nga opozita dhe duke e thelluar krizën politike”

Në qendër të sulmit të Ramës ishte dhe Ilir Meta i cili dje nga foltorja e Kuvendit akuzoi opozitën se po luante një rol bllokues.
“E vetmja e re që kishte e hëna nga e premtja ishte se mbrëmë Saliu erdhi i hipur mbi ponin që e ka për zv kryeministër. Se kam fjalën për Ferdinand Ponin, por për një lloj kali shtatshkurtër dhe shëndetbujshëm që ngjan shumë me Ilir Metën. Kalorësi Sali duke luftuar opozitën me këmbë në tokë dhe poni Ilir hingëllinte kundër opozitës me Saliun në kurriz ishte fotografia e plotë e një koalicioni qeveritar të cilin e mban bashkë vetëm korrupsioni.”- tha Rama sot në mesditë gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.
Sipas tij, seancën e djeshme Berisha vulosi vjedhjen e votave. “Të gjithë e kanë kuptuar se Berisha i ka vjedhur zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë.”
Rama e vlerësoi situatën si “jashtëzakonisht dramatike, dhe udhëkryq shumë të rrezikshëm ku shoqëria rrezikon të mpihet për shkak se aferat e skandalit e korrupsionit janë bërë kaq të përditshme sa asgjë nuk cudit më askënd”
“Në cilin kohë do të ishte e mundur që një ministër të shkelte Kushtetutën, të kapërcente parlamentin dhe me firmën e tij të ndryshonte vendimin e parlamentit për një koncension të miratuar nga parlamenti. Dhe vetëm ai mund të ndryshojë. “vazhdoi kreu i opozitës duke iu referuar akuzave ndaj ish ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës, aktualisht ministër i Bujqësisë, Genc Ruli.

Megjithatë, ai ka theksuar se opozita do të vazhdojë të qendrojë e bashkuar dhe të vijojë të luftojë për nismën e saj për transparencën e zgjedhjeve, e cila sipas Ramës është e “pashmangshme”.
“Shqipëria sot ka një opozitë më të fortë që nuk do të heqë orë nga transparenca, dhe herët a vonë do të bëhet. Kush i ka mbushur kutitë më 28 qershor do të dalë, sepse Saliu nuk i zhbën dot të vërtetat që kanë materialet zgjedhore. Vjedhësit do të bien në duart e publikut herët a vonë. Opozita nuk do ndalet, nuk do ndryshojë as qëndrim as formë, do vazhdojë të kërkojë transparencën dhe të dënojë moralisht vjedhësit e zgjedhjeve. “

Zoti Rama hodhi poshtë kategorikisht mospjesëmarrjen në zgjedhjet ardhshme lokale që do zhvillohen më 8 maj. “Ne do marrim pjesë- tha ai- pavarësisht se Berisha, e Meta nuk e dëshirojnë këtë“
(s.g/BalkanWeb)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: