Greqi, kapet shqiptari, do kryente vrasje për 12.000 Euro | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Greqi, kapet shqiptari, do kryente vrasje për 12.000 Euro

Postuar nga on Aug 4th, 2011 ne kategorine SHQIP, Shqiperi. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Greqi, kapet shqiptari, do kryente vrasje për 12.000 Euro
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

ATHINE-Në duart e policisë greke ka rënë një shqiptar “vrasës profesionist me pagesë” dhe nxitësi i tij, pak përpara se të kryenin një vrasje. Dy personat në fjalë kishin përgatitur ekzekutimin e një 44-vjeçari, banor i ishullit të Rodosit në Greqi.
Të arrestuarit janë një 31-vjeçar shqiptar dhe një 43-vjeçar grek, të cilët sapo kishin përfunduar “kontratën e vdekjes”. Policia thotë se nxitësi i vrasjes dhe viktima, ishin të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin dhe kishin krijuar një konflikt pronësie për një bar-kafe në ishullin e Rodosit, konflikt të cilin 43-vjeçari kishte vendosur ta zgjidhte me armë.
Dy personat që kishin planifikuar vrasjen dhe do ta kryenin atë, u arrestuan mbrëmë në ishull nga forcat e policisë dhe akuzohen për ngritjen e një organizate kriminale me qëllim ekzekutimin e kontratës së vdekjes dhe për posedim ilegal të armëve.
Policia kishte siguruar informacionet nga një tjetër qytetar grek për përgatitjen e vrasjes së tregtarit 44-vjeçar dhe dje bëri një kontroll të befasishëm në shtëpinë e shqiptarit, ku gjeti dhe skuestroi:
• Një pistoletë me origjinë të panjohur
• Njëzet e një fishekë të kalibrit 32 mm.
• Një telefon celular
Nga hetimet e policisë rezultoi se shqiptari 31-vjeçar kishte mbërritur të martën në Rodos nga Megara nëpërmjet detit, dhe kishte bërë kontratën me 43-vjeçarin për të ekzekutuar një person në këmbim të 12.000 eurove. Pas një operacioni policor të koordinuar, policia organizoi një takim mes shqiptarit dhe porositësit të vrasjes në stadiumin e vjetër të Rodosit, ku u arrestua edhe ky i fundit. Në posedim të tij policia gjeti dhe konfiskoi:
• Një telefon celular
• Një faqe gazette ku përshkruhej pamja e 44-vjeçarit (viktima)
• Një shënim të shkruar me dorë, me udhëzime të ndryshme dhe me projektin për vrasjen
• Një shënim dore ku shkruhej adresa e viktimës
• Një faturë banke për pagesën prej 12.000 €.

Të arrestuarit u dërguan në në Prokurorinë e ishullit të Rodosit.

(d.b/BalkanWeb)

Greqi, kapet shqiptari, do kryente vrasje për 12.000 Euro
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: