Në vitin 2011, hapen negociatat mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për anëtarësimin në BE. Një gjë të tillë ka bërë të ditur Komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Europian, Stefan Fule. Deklarata e komisionarit për Zgjerimin është bërë gjatë Konferencës për integrimin e Ballkanit Perëndimir, që organizohet çdo vit nga “Miqt e Europës dhe fondacioni Konrad Adenaur”.
Fule ka theksuar se gjatë vitit të ardhshëm pritet gjithashtu mbyllja e negociatave të anëtarësimit me Kroacinë si dhe hapja e negociatave me Malin e Zi dhe Shqipërinë. Dy vende të cilat morën një përgjigje ndaj kërkesës për marrjen e statusit të vendit kandidat në fillim të muajit nëntor.
Në konferencë u fol për sfidat dhe tejkalimin e pengesave që dalin në rrugën e integrimit të këtyre vendeve. Ai, ka theksuar se “nuk e frikëson lodhja nga zgjerimi por lodhja nga inkuadrimi në BE”. Fyle theksoi edhe nevojën për intensifikimin e bashkëpunimit të rajonit në luftën kundër krimit. Fule ka deklaruar gjithashtu se çështjet e hapura të Ballkanit Perëndimor duhet të zgjidhen në frymën e fqinjësisë së mirë.






Jep mendimin tuaj