Fier, dy në pranga për vrasjen e 66-vjeçarit | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Fier, dy në pranga për vrasjen e 66-vjeçarit

Rudi Postuar nga on Oct 17th, 2011 ne kategorine SHQIP, Shqiperi. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Fier, dy në pranga për vrasjen e 66-vjeçarit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)


Burime nga policia e Fierit bëjnë të ditur se janë arrestuar autorët e vrasjes së 66-vjeçarit Hamet Feleqi. Të arrestuarit janë dy vëllezërit Sami dhe Mustafa Feleqi përkatësisht 19 dhe 21 vjeç të cilët akuzohen se kanë vrarë për hakmarrje 66-vjeçarin.

Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 15 tetor të këtij vitit në fshatin Ngjeqar, në vendin e quajtur “Moçalet” ku dy të arrestuarit dyshohen se kanë vrarë me mjete të forta, Hamet Feleqin, i cili ishte duke punuar tek tokat e tij.

Materialet në ngarkim të të dy të arrestuarve i kanë kaluar prokurorisë për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.

Fier, dy në pranga për vrasjen e 66-vjeçarit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :