Dhunoi varret, Naum Disho kërkon shtyrje arresti | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Dhunoi varret, Naum Disho kërkon shtyrje arresti

Rudi Postuar nga on Jan 27th, 2012 ne kategorine SHQIP, Shqiperi. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Dhunoi varret, Naum Disho kërkon shtyrje arresti
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)


Naum Disho, kreu i OMONIA-s për qarkun e Korçës i cili iu fsheh dënimit pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg, tashmë kërkon që të shtyhet masa e arrestit ndaj tij.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, kjo kërkesë është bërë nga Avokati mbrojtës i Dishos i cili kërkoi konkretisht shtyrjen me 6 muaj arrestin ndaj klientit të tij Naum Disho, duke argumentuar se kreu i OMONIA-s ka probleme shëndetësore.

Sakaq Prokurori i çështjesh ka kundërshtuar kërkesën e Avokatit dhe më tej Gjykata e ka rrëzuar atë.

Pas kësaj Avokati i Dishos ka kërkuar që të shprehet edhe një herë Gjykata e Apelit.

Gjykata e Apelit në vendimin e saj la në fuqi vendimin për dënimin e kreut të OMONIA-s për qarkun e Korçës.

Naum Disho sipas kësaj gjykate duhet të vuaj dënimin me një vit burg ndërsa dy punëtorët e tjerë Alqi Koroveshi dhe Luan Zaçe të cilët u gjetën fajtor për dhunimin e varrezës së Boboshticës, ngjarje e cila ka ndodhur muajt e fundit të vitit 2010 gjykata i dënoi me 6 muaj burg, por i liroi me kusht që nëse përsëritin një vepër penale për një periudhë kohore prej 18 muajsh, marrin dënim edhe për këtë çështje.

Të tre këta persona pas hetimeve rezultuan se nga punimet për ndërtimin e një momerial në nder të një ushtari grek kanë dëmtuar disa varre të tjera duke nxjerr në sipërfaqe eshtrat.

E kerkuar dhe u gjet si :

Dhunoi varret, Naum Disho kërkon shtyrje arresti
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :