TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Brace pas mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste bën publike për mediat përmbajtjen e një CD-je kërcënuese në drejtim të tij dhe kryetarit të Partisë Sociliste Edi Rama.
“Ditën e hënë personeli i ka dhënë këtij institucioni një zarf, brenda tij është një kartolinë dhe brenda saj është një CD, nga ana e pasme e së cilës është materializuar ky tekst “Ke 24 orë kohë ndryshe të gjitha televizionet do ta publikojnë”, thekson Brace.
Sipas deputetit socialist zarfi mban emrin e shtetasit Daut Kadriovski, një njeri i lidhur me krimin, sic tha Brace, ndërsa shton se ky i fundit më akuzon mua, Ramën dhe politikanë të tjerë se kemi lidhje me trafiqe dhe jemi të përfshirë në dy vrasje”.
Po ashtu Brace shprehet se në zarf janë edhe emrat e politikanëve kosovarë Hashim Thaci e Jakup Krasniqi, deri tek politikani maqedonas Menduh Thaci.
Duke hedhur poshtë përmbajtjen e kësaj cd-je kërcënuese Brace shigjeton kryeministrin Berisha dhe deklaron se ai ka qënë në dijeni të përmbajtjes së zarfit dhe këtë e bën sipas Braces, për të penguar transparencën e kërkuar nga PS.
“Sali Berisha në cilësinë e kryeministrit të Republikës është angazhuar personalisht në ndërprerjen e fushatës së transparencës, duke kërcënuar drejdpërdrejt njerezit qe po i tregojnë shqiptarëve vjedhjet e Sali Berishës. Sali Berisha po bashkëpunon me krimin e organizuar”, tha Brace.
Për përmbajtjen e CD-së theksoi Brace është vënë në dijeni edhe Presidenti i Republikës, ndërsa shton se “kam marrë kontakte edhe me Prokurorinë e Tiranës“
(m.a/BalkanWeb)
E kerkuar dhe u gjet si :
- erion brace (6)







Jep mendimin tuaj