Berisha: Marrja me problemet personale të Ramës, gabim | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Berisha: Marrja me problemet personale të Ramës, gabim

Postuar nga on Apr 26th, 2011 ne kategorine Shqiperi. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Berisha: Marrja me problemet personale të Ramës, gabim
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Kryeministri Sali Berisha pranoi të hënën në mbrëmje se në në fushatën e vitit 2007, janë bërë gabime serioze, që s’mund të përsëriten.

“Ishte e gabuar marrja me problemet personale të kreut të PS-së. Ishte hap i gabuar. Megjithatë, nëse PS-ja humbi 180 mijë vota, PD fitoi 120 vota. Në këtë kontekst, Shqiperia blu është e vërtetë. Ishte një fitore e padiskutueshme”, tha Berisha në një intervistë për ABC News.

Kryeministri tha se Tirana është 95 përqind shtet brenda shtetit dhe mbi 40 përqind e potencialit ekonomik te vendit. “Nëse kryetari i bashkisë do të kish marrë mundimin që financat e bashkisë t’i bënte funksionale, Tirana mund të merrte kredi nga të gjitha institucionet ndërkombëtare pa pyetur qeverinë, qindra e qindra milione euro”, tha Berisha duke shtuar se asnjë projekt nuk i është bllokuar.

Kryeministri tha se bashkia ka qenë totalisht e bllokuar nga kryetari i vet, “për interesa strikt politike, sepse për të realizuar gjëra duhet të bashkëpunonte me kryeministrin”. Berisha pranoi disa nga sukseset e kryetarit socialist të bashkisë, duke thënë se në 11 vite të qeverisjes së tij, “ka rikthyer Lanën siç e ka ndërtuar Kristo Themelko”.

“Mund të kishte forma të tjera, siç ishte afrimi i një dege të Erzenit, por u gjelberua dhe e quaj veprim shumë të drejtë. Janë zgjedhur tre akse kryesore, janë bojatisur pallatet dhe është bërë shumë mirë”, tha kryeministri, duke shtuar megjithatë, se “ka një regres të tmerrshëm urbanistik”.

Berisha e quajti fushatën e PS-së kundër kandidatit të mazhorancës, Basha, si fushatë që të kujton dramen “Shtrigat e Salemit”. “Kjo është fushata më e padenjë, që i ka lejuar vetes PS-ja dhe Edi Rama”, tha kryeministri duke theksuar se Basha është sulmuar pa asnjë fakt, kryekëput politik, në emër të disa interesave anti-shqiptare”.

“Ato grupe që bënë gjithcka për të bllokuar Rrugën e Kombit, janë të gatshme ta fusin në hell zotin Basha për rolin që luajti. Rruga e Kombit ishte vendimi i jetës sime dhe do bëhej. Basha ka luajtur një rol të rëndësishëm në realizimin e atij projekti. Dokumenti i vetëm është urrejtja, racizmi, anti- shqiptar që të mos kishim këtë korridor që i bën portet shqiptare më të përshtatshmet e të gjithë rajonit”, tha ai. /Telegrafi/

 

Berisha: Marrja me problemet personale të Ramës, gabim
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: