Berisha: Aktivitete të përbashkëta me Tetovën për 100 vetorin e pavarësisë | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Berisha: Aktivitete të përbashkëta me Tetovën për 100 vetorin e pavarësisë

Rudi Postuar nga on Jan 27th, 2012 ne kategorine SHQIP, Shqiperi. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Berisha: Aktivitete të përbashkëta me Tetovën për 100 vetorin e pavarësisë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Komuna e Tetovës në Maqedoni do të jetë pjesë e aktiviteteve që do të zhvillohen për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti ka diskutuar dje për shtimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Kryeministri Berisha dhe Kryetari i Komunës së Tetovës diskutuan gjithashtu për nxitjen e përbashkët të investimeve në të gjitha fushat, për bashkëpunimin në fushën e kulturës, arsimit dhe për aktivitetet e përbashkëta për të festuar 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë si një festë e të gjithë shqiptarëve, si një mirënjohje e kontributit nga të gjitha trevat shqiptare dhe si një moment i rëndësishëm për të përcaktuar vizionin e shqiptarëve drejt të ardhmes së tyre në BE”, njofton zyra e Shtypit e Kryeministrisë.

Gjithashtu, kreu i qeverisë dhe kreu i komunës së Tetovës diskutuan gjerësisht mbi potencialet e mëdha që komuna e Tetovës ka, për bashkëpunim të gjithanshëm me Tiranën, por dhe me komuna e bashki të tjera të Shqipërisë. “Tetova ka një vend parësor në historinë tonë kombëtare dhe në këto vite ka njohur zhvillime shumë të rëndësishme në fushën e arsimit, në fushën ekonomike e në të gjitha fushat e tjera”, tha Berisha.

Kreu i komunës së Tetovës Sadi Bexheti e falënderoi Kryeministrin Berisha për mikpritjen dhe për mbështetjen që ai i jep popullit shqiptar që jeton në Maqedoni. Kryetari i komunës së Tetovës e njohu Kryeministrin Berisha me projektet ambicioze që ai ka për zhvillimin e mëtejshëm të Tetovës. Në mënyrë të veçantë, ai u përqendrua në projektet e zhvillimit të turizmit dimëror në rajonin e Tetovës, i cili ka në këtë drejtim një nga potencialet më të mëdha në Ballkan.

Nga ana tjetër, kryeministri Berisha e siguroi z. Bexheti se qeveria, në kuadër të marrëdhënieve të shkëlqyera që ka me Maqedoninë, do të intensifikojë marrëdhëniet e gjithanshme me komunën e Tetovës dhe komunat e tjera me popullsi shqiptare në kuadër të thellimit të marrëdhënieve me republikën e Maqedonisë.

E kerkuar dhe u gjet si :

Berisha: Aktivitete të përbashkëta me Tetovën për 100 vetorin e pavarësisë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :