Basha takon banorët e Komunës së Parisit: Përmbytja dhe pluhuri, shqetësimi i qytetarëve | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Basha takon banorët e Komunës së Parisit: Përmbytja dhe pluhuri, shqetësimi i qytetarëve

Postuar nga on Apr 9th, 2011 ne kategorine Shqiperi. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Zona e “Komunës së Parisit” në Tiranë, e mbipopulluar vitet e fundit, është ndër më problematiket përsa i përket infrastrukturës. Pluhur ne verë dhe përmbytje në kohë shirash, kjo është pamja e përhershme e saj. Këto shqetesime i janë shprehur kandidatit për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha, i cili pasditen e djeshme ka kaluar disa orë me banorë të kësaj zone, që i përket Njësisë Bashkiake Nr.5.

“Vetëm të kesh anije me kalu këtu në këtë lagje të ‘Komunës së Parisit’ kur bie shi”, i tha Bashës një banor. “Nuk hyn në punë kjo rrugë as për kombësorët as për makinat. Tani para një jave kanë filluar ndërtimin për fushatë, siç është bërë rruga nga ana tjetër… problemi me këto punime është që për një javë bëhen dhe për një javë prishen, besoj se e njëjta gjë do të ndodhi dhe këtu”, u shpreh e shqetësuar një banore e komunitetit. “Na vijnë miq nga jashtë dhe na vjen shumë turp që e gjejnë qytetin tonë të rrënuar. Çdo mëngjes ngrihemi me pluhur, fëmijët janë bërë me alergji”, u ankua një banore tjetër e zonës.

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :