Një 32-vjecare është përplasur sot nga një autobus i linjës interurbane Fier-Tiranë. Aksidenti ka ndodhur mesidtën e sotmë në lagjen “Iliria” në zonën e plazhit. Sipas policisë e aksidentura N. Demarku është përplasur nga autobusi i udhëtarëve me targa të Fierit 0847 D.
Mësohet se gjendja e saj shëndetësore është e rëndë, ndërkohë që pas aksidentit është është transportuar në spitalin rajonal të Durrësit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Forcat e rendit kanë arrestuar drejtuesin e autobusit, 47-vjecarin nga Fieri, Alfred Bare.

