“Shqipëria Voton”, KQZ: Pjesëmarrja në votime deri në 10.30 në Tiranë 8.2% | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

“Shqipëria Voton”, KQZ: Pjesëmarrja në votime deri në 10.30 në Tiranë 8.2%

Postuar nga on May 8th, 2011 ne kategorine Shqiperi. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

“Shqipëria Voton”, KQZ: Pjesëmarrja në votime deri në 10.30 në Tiranë 8.2%
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Qytetarët vazhdojnë të votojnë dhe pjesëmarrja është në rritje progresiste. Deri në këto momente pjesëmarrja më e madhe është vënë re në qytetin e Gramshit me 21. 4 %, ndërsa më e ulëta në qytetin e Sarandës me 7.1 %. Në kryeqytet pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 10:30 minuta ishte në zgjedhje 8.2 %.

Respektivisht në qytetet e tjera ka qene kjo: Ne Berat pjesëmarrja në zgjedhje 9.51%. Në Elbasan, 12.3%. Në Sarandë, 7.1%. Në Durrës 7.3%. Në Librazhd, 17.5%. Në Kamëz,10.5% Në Fier,9.1%, Në Krujë, 19.1%. Në Gramsh,  21.4%. Në Peqin, 17.1%. Në Kucovë,  8.9%. Në Bulqizë, 15.7%.

 

Nis i qetë procesi i votimit

 

Ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm votimi për zgjedhjet vendore në të gjithë Shqipërinë. 7882 qendra votimi në mbarë vendin janë hapur për qytetarët, mundësia që u jepet atyre një herë në katër vjet, për zgjedhjen e krerëve të bashkive, minibashkive apo komunave ku jetojnë. Qendrat e Votimit (QV) do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Qytetarët e Tiranës votojnë në tre flete votimi, për kryetarin e bashkisë së madhe, për kryetarët e 11 minibashkive dhe për forcat politike, ku nga përqindja që merr secila forcë politike, në mënyrë proporcionale renditen dhe anëtarët e këshillit bashkiak. Modeli i fletës së votimit në listën për këshilltarët paraqet 36 forcat politike garuese në këto zgjedhje, dhe në krah të forcës politike të preferuar votuesi mund të vendosë vetëm shenjën “x” ose “+” , në mënyrë që fleta e tij të mos jetë e pavlefshme. Në këtë fletë votimi, për këshilltarët Partia Demokratike, forca kryesore në qeverisje mban numrin 27, ndërsa Partia Socialiste në opozitë numrin 13. Fleta për kandidatët e bashkisë së madhe është më e thjeshtë. Ajo përmban tre emrat e kandidatëve për Bashkinë, e Tiranës, Lulzim Xhelal Basha me numrin 3 dhe Edi Kristaq Rama me numrin 1. Ndërkaq, sipas të dhënave paraprake vërehet një pjesëmarrje në rritje e qytetarëve të Tiranës në Qendrat e Votimit, ndërsa procesi po shoqërohet në mënyrë rezultative i qetë dhe pa incidente. Kjo konfirmohet si nga komisionerët e qendrave të votimit ashtu edhe nga qytetarët të cilët tashmë kanë hedhur votën e tyre. Mësohet gjithashtu se deri tani asnjë qytetar nuk ka patur probleme me listën e emrave dhe se të gjithë kanë mundur të votojnë. Përgjithësisht procesi po shoqërohet pa incidente. Qytetarët dhe administruesit e zgjedhjeve po i shoqëron një maturi e theksuar demokratike, shenjë e qartë inkurajuese kjo që, këto zgjedhje të përmbushin plotësisht standardet e ndërkombëtarëve. //gazeta55

 

“Shqipëria Voton”, KQZ: Pjesëmarrja në votime deri në 10.30 në Tiranë 8.2%
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: