“Aleanca për Qytetarin”, miting përmbyllës në sheshin “Nënë Tereza”, Basha: Tirana me mua do njohë vitet e ndryshimit | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

“Aleanca për Qytetarin”, miting përmbyllës në sheshin “Nënë Tereza”, Basha: Tirana me mua do njohë vitet e ndryshimit

Postuar nga on May 6th, 2011 ne kategorine SHQIP, Shqiperi. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

“Aleanca për Qytetarin”, miting përmbyllës në sheshin “Nënë Tereza”, Basha: Tirana me mua do njohë vitet e ndryshimit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Partia Demokratike dhe partitë e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” po zhvillojnë një miting në sheshin “Nënë Tereza”, në mbyllje të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit. Vërehet një pjesëmarrje masive e qytetarëve në shesh. Kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha po i drejtohet me një fjalim qytetarëve të Tiranës, se si do jetë Tirana Evropiane për 4 vitet e ardhshme, 4 vitet e shpresës për ndryshim.
“Ju ftoj të votojmë planet dhe projektet për qytet, sepse ky qytet nuk duhet të ndalet kurrë së besuari. Unë jam i vendosur për fitoren e qytetit tonë. E para do jetë Tirana, të parët do jenë qytetarët e Tiranës. Fitore!”- u shpreh Basha. Kandidati i Partisë Demokratike dhe “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha tha se “Tirana ka nevojë për dashuri, për përkushtimin tim, për punën time”. “Ka nevojë për kujdes, vëmendje”- tha kandidati demokrat. Basha vuri në dukje se punësimi është problem, të cilin ai e ka ndeshur gjatë gjithë takimeve të fushatës me banorë të kryeqytetit. Ai dhe ekipi i tij, kanë një projekt konkret për nxitjen e punësimit, përmes uljes së taksave dhe investimeve në kryeqytet. “Do ndërtohet Unaza e Madhe e Tiranës. Do përqendroj të gjithë energjitë e mia për kthimin e saj në një zonë atraktive për biznesin dhe turizmin. Kryetari në detyrë i bashkisë thotë se punësimi nuk është përgjegjësi e tij. Por unë do të kem prioritetin nr 1 punësimin. Trafiku i rënduar me këtë kryetar bashkie penalizmi qytetarët. Unë jam i bindur se ne mund të ndërtojmë shkolla të reja, mund të ndërtojmë parqe dhe sheshe lojërash. Jam i bindur se do të ulim nivelin e ndotjes dhe të pastrojmë qytetin tonë. Ne do ndërtojmë linjën e tramvajit dhe do përmirësojmë kujdesin shëndetësor e social për të gjithë qytetarët. Unë e di se edhe ju jeni të bindur për to, prandaj të gjithë do të nisim punën për to. Ne na duhet një përqasje tjetër: duhet të ndryshojmë mënyrën se si punon bashkia, sesi punon kryetari i bashkisë. Na duhet një kryetar bashkie që konsultohet, dëgjon dhe takon qytetarët. Unë do vazhdoj t’i dëgjoj njerëzit. Çdo javë do kem orare të fiksuara për të dëgjuar hallet dhe shqetësimet e qytetarëve. Çdo muaj ne do raportojmë për suksesin e objektivave tona në bashkinë e Tiranës. Çdo lek që do merret nga taksat tuaja do ketë transparencë të plotë se si shpenzohet”- u shpreh ndër të tjera, kandidati për kryebashkiak të Tiranës, Lulzim Basha.

“Aleanca për Qytetarin”, miting përmbyllës në sheshin “Nënë Tereza”, Basha: Tirana me mua do njohë vitet e ndryshimit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: