Wikileaks i zbulon tensionet greko-maqedonase për emrin | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Wikileaks i zbulon tensionet greko-maqedonase për emrin

Postuar nga on Jan 14th, 2011 ne kategorine Maqedoni, SHQIP. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Një atmosferë e tensionuar, kërcënim se Maqedonia do ta braktis takimin dhe thuajse kishte ndodhur një incident diplomatik. Kështu është përshkruar nga diplomatët amerikanë, takimi Maqedoni-BE, në korrik të vitit 2009.

Kjo bëhet e ditur nga një dokument i publikuar në faqen tanimë të njohur Wikileaks , njofton agjencia e lajmeve INA.

Zëvendësministri i punëve të jashtme i Greqisë, Dimitris Drucas, ka kërkuar që në të gjitha tabelat në masë, për përfaqësuesit maqedonas të shkruhet edhe emri FYROM, dhe jo vetëm se funksioni i tyre.

Delegacioni maqedonas nuk është pajtuar, dhe ka ekzistuar rreziku që ata ta braktisin këtë takim, kanë bërë të ditur diplomatët amerikan në raportin e publikuar në Wikileaks.

Anëtarët e Këshillit i kanë bindur Grekët se është e pamundur që në momentin e fundit të ndryshohen tabelat para përfaqësuesve maqedonas, kurse diplomati grek është thirrur në urdhrat e Athinës se, patjetër duhet të shënoj FYROM në to.

Situata e tensionuar është tejkaluar me ndihmën e shefit të diplomacisë suedeze, Karl Bild , vendi i të cilit atë kohë kryesonte me presidencën e BE-së. Ai personalisht ka ndikuar që delegacioni maqedonas të qëndroj në atë takim. (INA)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: