Vidhen paratë nga Uni Banka në Strugë | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Vidhen paratë nga Uni Banka në Strugë

genta Postuar nga on Feb 4th, 2011 ne kategorine Maqedoni. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Vidhen paratë nga Uni Banka në Strugë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)


Dy persona të maskuar dhe të armatosur pasdreke rreth orës 17:00 e kanë vjedhur ekspoziturën e Uni Bankës në Strugë, e cila gjendet kundër zyrës së vjetër të zjarrëfiksëve, në qendrën e qytetit.

Hajdutët kanë qenë të veshur me mantela të gjata të zeza, të armatosur me pushkë automatike. Njëri ka hyrë brenda në bankë përderisa tjetri e ka pritur në veturën e parkuar.

Vjedhja ka ndodhur në momentin kur të punësuarit i kanë bërë llogaritjet e fundit të ditës, pak para mbylljes së bankës. Nga informatat paraprake të cilat janë dhënë deri më tani, pohohet se nuk ka të lënduar.

Ekspozitura e Uni Bankës është e vendosur menjëherë pranë Tutnska Bankës, e cila derën e kishte mbyllur gjysmë ore më herët. (zhurnal)

Vidhen paratë nga Uni Banka në Strugë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: