Shitja e makinave të reja ka shënuar rënie të dyfishtë në Maqedoni, pas ndryshimeve të rregullativës për importin e veturave të reja nga jashtë vendit.
Sipas të dhënave të Grupacionit për importin e makinave të reja, shitja e veturave të reja ka shënuar rënie për 30 për qind. Gjatë këtij viti janë shitur vetëm 7491 makina, ndërsa dy vite më parë shitja e makinave të reja kishte arritur mbi 16.200 makina. Rënie më të madhe ka shënuar shitja e makinave me çmime deri në 15 mijë euro, derisa tek makinat më të shtrenjta trendi negativ është më i vogël.
Grupacioni i importuesve ka theksuar se ndër faktorët e tjerë përveç uljes së tarifave për importin e veturave të vjetra, ka qenë edhe kriza ekonomike, që ka goditur bizneset dhe qytetarët. Por, një faktor tjetër është vlerësuar edhe kriza që ka përfshirë industrinë e automobilave.
Me uljen e tarifave për importin e veturave të vjetra, në Maqedoni nga viti i kaluar janë importuar mbi 50 mijë vetura të vjetra, kryesisht nga vendet e BE-së. (INA)
E kerkuar dhe u gjet si :
- kerreve ne shkup (1)






Jep mendimin tuaj