Tani është momenti për zgjidhjen e çështjes së emrit | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Tani është momenti për zgjidhjen e çështjes së emrit

genta Postuar nga on Jun 29th, 2011 ne kategorine Maqedoni, SHQIP. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Tani është momenti për zgjidhjen e çështjes së emrit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)


Maqedonia gjendet në udhëkryq mes të kaluarës dhe të ardhmes. Tash është momenti kur lidershipi duhet ta njoh “mundësinë e hapur” dhe ta zgjedh kontestin e emrit, vlerësoi ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Philip Riker.
Ai i sugjeron elitat politike t’i tejkalojnë mosmarrëveshjet dhe të punojnë për një të ‘nesërme më të mirë’ për qytetarët e Maqedonisë, të cilët i dhanë verdiktin për të sjellë vendime për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike dhe për më shumë prosperitet.

“Pas zgjedhjeve të 5 qershorit të cilat u realizuar shumë mirë, ne besojmë se tani është koha për ti dhënë fund negociatave me Greqinë, që po zhvillohen përmes Kombeve të Bashkuara”, tha ai.

Sipas tij, ka shumë spekulime lidhur me mendimin e diplomatëve për çështjen e kontestit të emrit.

“E di se ka shumë spekulime për atë se çka mendojmë për këtë çështje që para tre viteve kur erdha këtu në Maqedoni. Të gjithë e dimë se në Maqedoni ka spekulime dhe shumë njerëzve u intereson se kush me kënd pinë kafe dhe çka mendojnë diplomatët për këtë çështje. Por mos bini pre e këtyre spekulimeve dhe atyre që thonë se e dinë mendimin tim. Porosia jonë rreth çështjes së emrit është e qartë, ashtu sikur edhe për çështje të tjera”, deklaroi Riker.

Diplomati amerikan sërish ka potencuar se, pa zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë si dhe përmbushjen e reformave tjera, Maqedonia e ka shumë të vështirë të anëtarësohet në BE dhe në NATO. /Ina/Telegrafi/

Tani është momenti për zgjidhjen e çështjes së emrit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: