Nuk ka nevojë për të vdekur të rinj që të zgjidhen çështje | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Nuk ka nevojë për të vdekur të rinj që të zgjidhen çështje

Postuar nga on Feb 17th, 2011 ne kategorine Maqedoni. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Nuk ka nevojë për të vdekur të rinj që të zgjidhen çështje
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Në Teatrin Kombëtar të Shkupit, të mërkurën në mbrëmje u përkujtua 10 vjetori i paraqitjes së parë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni.

Ky manifestim përkujtimor u organizua nga Shoqata e Veteranëve të Luftës dhe Komuna Çairit ndërsa në të morën pjesë pjesë ish- udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe familjet e dëshmorëve,

Ndërkohë, lideri Ali Ahmeti në fjalën e tij vlerësoi rolin e UÇK-së duke theksuar se fillimi i luftës së shqiptarëve në Maqedoni shënoi kthesë historike.

“Marrëveshja e Ohrit dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare ndryshoi statusin e shtetit të Maqedonisë nga shtet i një etnie në shtet multietnik, ky është suksesi kryesor dhe të tjerat mos të presim ti bëjnë të tjerët. Për avancimin e shqiptarëve këtu, ne vetë duhet t’i bëjmë, sepse tapitë, ne na i kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë, nuk ua kanë lënë të tjerëve, ata le ti mbajnë tapitë e veta, ne duhet të punojmë për tapitë tona”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ahmeti është shprehur edhe për zhvillimet e fundit në Maqedoni, sidomos për incidentin në Kalanë e Shkupit duke vlerësuar se marrëdhëniet ndëretnike nuk janë lëkundur.

“Nuk ka nevojë për të vdekur të rinj që të zgjidhen çështje, kur mundemi me politike e dialog t’i zgjidhim ato”, deklaroi Ahmeti në dhjetëvjetorin e paraqitjes së UCK-së.

Lideri i BDI-së ka sqaruar se menjëherë pas incidentit të së dielës në Kala ka kontaktuar me partnerin e koalicionit më të cilin ka rënë që situata të qetësohet dhe problemet të zgjidhen me mirëkuptim. (INA)

Nuk ka nevojë për të vdekur të rinj që të zgjidhen çështje
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: