MPB, nuk ka informacione për pasurinë e Mlladiçit | GazetaOnline
Warning: curl_close(): supplied argument is not a valid cURL handle resource in /home/gazetaon/public_html/wp-content/plugins/easy-facebook-share-thumbnails/index.php on line 289

Sali Berisha “Partia Demokratike”

MPB, nuk ka informacione për pasurinë e Mlladiçit

genta Postuar nga on Feb 28th, 2011 ne kategorine Maqedoni, SHQIP. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.


Ministria e Punëve të Brendshme, nuk ka asnjë informacione më lidhje me shkrimet e fundit në disa media se krimineli i lufëts Ratko Malladiç, posedon shtëpi në fshatin Brodec të Shkupit.

Zëdhënësi I MPB-së, Kotevski në një prononcim për portalin Zhurnal ka deklaruar se nuk përjashtohet mundësia që MlladiçI të posedojë pasuri të patundshme në Maqedoni duke pasur parasysh, faktin se ka qenë eprorë I lartë në ish armatën Jugosllave për pjesën e Maqedonisë, megjithatë policia I ka hedhur poshtë të gjitha informacionet për shkrimet se MalladiçI, egziston mundësia gjendet në teritotin e Maqedonisë.

“Tani për tani nuk kemi asnjë informacion relevant me të cilin do të lindin dyshime se I shumkërkuari, ratko Malladiç, fshihet në teritorin e Maqedonisë.Maqedonia është nënshkruese e shumë konventave ndërkombëtare me të cilat obligohet që të bashkëpunojë me gjykatën ndërkombëtare të Hgaës”, ka deklaruar zëdhnësi I MPB-së, Ivo Kotevski.

Gazeta e përditshme serbe Blic ka bërë të ditur se krimineli serb i luftës, Ratko Mladiq posedon shtëpi private në fshatin Brodec, në periferi të Shkupit, e cila pritet t’i konfiskohet.

Në Blic, shkruan se shtëpia tre katëshe e 68-vjeçarit të arratisur që kërkohet për krime lufte, pritet t’i konfiskohet nga Prokuroria serbe për krime lufte, për shkak të procedurës për gjykimin e krimeve të luftës të vrasjes së mbi 1.800 boshnjakëve në Srebrenicë.

Ish-gjenerali serb Ratko Mladiq karrierën e tij ushtarake e ka nisur në Maqedoni më 27 shtator të vitit 1965, me emërimin e tij për komandant të regjimentit të 89-të të këmbësorisë së ish-AJ-së.

Bashkëshortja e tij, Bosilka dhe djali Darko posedojnë shtetësi të Maqedonisë, mirëpo nga janari i vitit 2009 atyre u është ndaluar hyrja në Maqedoni, për shkak se trajtohen si bashkëpunëtorë që ndihmojnë të akuzuarin për krime lufte nga Tribunali i Hagës.

Mladiq kërkohet nga Tribunali i Hagës për dhjetë vite dhe se ai ende është i pakapshëm për organet e drejtësisë, edhe ato serbe, që kanë ngritur vepër gjyqësore kundër tij për krime lufte dhe vrasjen e civilëve e mbi shtatë mijë boshnjakëve në Srebrenicë, në vitin 1995.(zhurnal)

MPB, nuk ka informacione për pasurinë e Mlladiçit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

comments

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net