Më 16 janar takimi i radhës për emrin | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Më 16 janar takimi i radhës për emrin

Postuar nga on Jan 4th, 2012 ne kategorine Maqedoni. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Ndërmjetësi special i OKB-së për emrin, Metju Nimic ka thirrur takimin e radhës midis palëve negociatore maqedonase dhe greke për kontestin e emrit të Maqedonisë.
Qendra për Informim e zyrës së Nimic nëpërmjet një komunikate ka informuar se takimi do të mbahet më 16 dhe 17 janar në selinë e OKB-së në Nju Jork, ku janë ftuar negociatorët Zoran Jolevski dhe Adamantios Vasilakis.
Gjithashtu siç bëhet e ditur nga zyra e ndërmjetësit të OKB-së, të dyja palët negociatore i janë përgjigjur pozitivisht këtij takimi.
Ndërmjetësi Nimic do të zhvillojë takime të ndara me palët negociatore dhe më pas do të tentojë që të gjejë një qasje të pranueshme të përbashkët për ti dhënë një impuls të ri procesit të negociatave dhe të arrihet progres gjatë këtij procesi.
Në rast se do të takohen pala greke dhe ajo maqedonase, atëherë ky do të jetë takimi i parë pas vendimit të Gjykatës së Hagës lidhur me emrin e Maqedonisë. Takimet e fundit për emrin u zhvilluan në shtator të vitit të kaluar.

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :