Bora e cila prej mbrëmë bie në gjithë territorin e Maqedonisë tani për tani nuk shkakton probleme më të mëdha dhe ngecje në komunikacionin rrugor, hekurudhor dhe ajror.
Nga stacioni ndër-urban i autobusëve njoftojnë se autobusët e linjave ndër-urbane qarkullojnë rregullisht. Pa probleme dhe sipas rendit të paraparë për qarkullim po zhvillohet edhe komunikacioni hekurudhor dhe nuk ka vonesa të trenave vendorë dhe ndërkombëtarë.
Tani për tani nuk ka ndërprerje edhe në aviotransport. Nga aeroporti i Shkupit “Aleksandri i Madh” nga mëngjesi po realizohen fluturimet e planifikuara, ndërsa aterrimi i parë është paraparë për në mesditë.
Bora e parë në Shkup këtij dimri i angazhoi shërbimet kompetente, të cilët informojnë se po intervenojnë për pastrimin e borës dhe zhvillimin normal të komunikacionit.
Për shkak dëborës komunikacioni në të gjitha akset rrugore magjistrale dhe rajonale në shtet po zhvillohet me vështirësi dhe në kushte dimri. Janë vendosur edhe ndalesa për qarkullimin e automjeteve transportuese në aksin rrugor M4 Gostivar-Kërçovë përmes qafës malore Strazhë dhe në aksin rrugor rajonal P409 krahu Mavrovë-Dibër. Në këto dy akse rrugore përdorimi i pajisjes dimërore është i obligueshëm për lloje të tjera të automjeteve. Në qafat e tjera malore në pjesën perëndimore të shtetit tani për tani nuk ka ndalesa për qarkullim edhe krahas lëvizjes relativisht të vështirësuar, informoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Shoferëve u rekomandohet vozitje e kujdesshme dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjetit nëpër rrugët e lagështa dhe të rrëshqitshme, si dhe të respektojnë sinjalet e vendosura të komunikacionit.
Kujdes i posaçëm dhe mbajtje të distancës së nevojshme ndërmjet automjeteve rekomandohet nëpër gryka malesh dhe në qafat malore ku është më e shpeshtë dukuria e shembjeve të shkëmbinjve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Demir Kapi-Udovë dhe Mavrovë – Dibër, si dhe në aksin rrugor Kumanovë-Tabanoc ku ende po kryhen punë në rrugë.
Nga DPHM njoftojnë se në orën shtatë të mëngjesit të sotëm lartësia e dëborës ishte 32 centimetra në Mavrovë, 26 në Lazaropole, 25 në Kodrën e Diellit, 18 në Manastir, 14 në Krushevë, 13 në Kozhuf, 12 në Ohër, Strugë, Prilep dhe Dibër, 11 në Kavadar, Kumanovë, 6 në Gjevgjeli, 5 në Strumicë dhe në Shtip, 3 në Shkup, Kumanovë dhe në Berovë dhe nga një centimetër në Kriva Pallankë, Vinicë dhe Dojran.
Sipas paralajmërimeve të shërbimeve meteorologjike, borë do të bie edhe gjatë ditëve në vazhdim./MIA/
E kerkuar dhe u gjet si :
- image dimri bora (2)
- dimri bora (1)





Jep mendimin tuaj