SHKUP- Rreth 30 persona janë arrestuar në disa qytete të Maqedonisë, në kuadër të aksionit policor për shkatërrimin e rrjeteve të tregtisë së drogës.
Të arrestuarit, sipas të dhënave paraprake, janë të lidhur me grupin mafioz të quajtur ”Frankfurt” dhe janë të dyshuar për vepra penale të kryera edhe jashtë vendit.
Në aksionin e policisë së Maqedonisë merrnin pjesë edhe pjesëtarë të policisë gjermane dhe asaj austriake.
Ministria maqedonase e Punëve të Brendshme paralajmëroi se më shumë hollësi për aksionin ndërkombëtar kundër trafikut të drogës do të jepte gjatë një konference shtypi.
(e.n/mia/BalkanWeb)





Jep mendimin tuaj