Kryeministri Nikolla Gruevski theksoi se po bëhen përpjekje për të gjetur mënyrat për tejkalimin e çështjes së emrit me fqiun verior Greqinë.
Ai këtë e deklaroi në Bruksel në një konferencë me gazetarët i shoqëruar nga kryetari i Partisë Popullore Evropiane, Vilfred Martens, në kuadër të pjesëmarrjes në samitin e partive popullore.
“Do të vazhdojmë me të njëjtën dinamikë për zbatimin e reformave, duke besuar se kjo do të kontribuojë për jetë më të mirë cilësore të qytetarëve dhe do të rezultojë me anëtarësimin në BE. Vitin e kaluar përfituam liberalizimin e vizave dhe vazhduam me reformat në sistemin gjyqësor, administratë, arsim dhe ekonomi. Ndërkohë, po bëjmë përpjekje për të gjetur mënyra për tejkalimin e çështjes së emrit me fqiun verior. Tejkalimi i kësaj çështje do të ndihmojë në fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë në BE”, deklaroi Gruevski.
Presidenti i Partisë Popullore Evropian, Martens deklaroi se Maqedonia ka bërë punë të mirë me implementimin e reformave dhe se këto reforma kanë rëndësi të veçantë për përgatitjet për anëtarësim në BE.
Kryeministri Gruevski në kuadër të samitit të partive popullore zhvilloi takime dypalëshe me disa homologë dhe president të shteteve, ndër të cilët, kryeministrin shqiptar Sali Berisha, kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministrin Italian Silvio Berluskoni, presidentin e KE-së, Hoze Manuel Barroso, presidentin e Këshillit Evropian, Herman Van Rompuj, etj. (INA)






Jep mendimin tuaj