Edhe BDI përkrahë zgjedhjet e parakohshme | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Edhe BDI përkrahë zgjedhjet e parakohshme

genta Postuar nga on Feb 21st, 2011 ne kategorine Maqedoni, SHQIP. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Edhe BDI përkrahë zgjedhjet e parakohshme
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)


Edhe partia shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e përkrahë ofertën e kryeministrit Nikolla Gruevski ndaj opozitës për zgjedhje të parakohshme në afat sa më të shkurtër. Në BDI thonë se ofertë të ngjashme nga Gruevski ka pasur edhe në dhjetor të vitit të kaluar, mirëpo atëherë e kanë refuzuar për shkak se disponimi I bashkësisë ndërkombëtare nuk ka qenë në favor të zgjedhjeve të parakohshme.

“Tani situata është më e komplikuar. Opozita nuk po e ndërpret bojkotin e Kuvendit edhe pse nuk ka arsye të forta për një gjë të atillë. Për këtë arsye mendojmë se zgjedhjet e parakohshme janë rrugdalja më e mirë për momentin nga situate aktuale”, thonë në BDI. Qëndrim zyrtar nga partia e Ahmetit rreth ofertës së Gruevskit pritet gjatë ditës së sotme. Prononcim lidhur me deklaratën e Gruevskit ku paralajmëroi zgjedhje të parakohshme, gjatë ditës kanë paralajmëruar edhe Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe Demokracia e Re.

Edhe BDI përkrahë zgjedhjet e parakohshme
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: