BDI dhe VMRO-DPMNE dënojnë incidentin në Kalanë e Shkupit | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

BDI dhe VMRO-DPMNE dënojnë incidentin në Kalanë e Shkupit

genta Postuar nga on Feb 13th, 2011 ne kategorine Maqedoni. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

BDI dhe VMRO-DPMNE dënojnë incidentin në Kalanë e Shkupit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)


Partitë politike BDI dhe VMRO-DPMNE dënojnë incidentin e sotëm në Kalanë e Shkupit dhe njëkohësisht bëjnë thirrje për qetësim të situatës. Çështjet e tilla të ndjeshme duhet dhe mundet të zgjidhjen vetëm në dialog të hapur politik edhe atë në institucionet e sistemit.

Nuk mundet askush çështjet e këtilla të ndjeshme ti shfrytëzoj për qëllime tjera. Ju bindim se institucionet e vendit kanë kapacitet që ta zgjidhin këtë çështje të ndjeshme në të mirë të ardhmërisë demokratike të shtetit tonë të përbashkët.

Sigurojmë se kultivimi i të drejtave kulturore dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore për të gjithë popujt që jetojnë në Maqedoni është njëri nga prioritet e dy partive politike. Karakteri multietnik dhe multikonfesional janë shtyllë kryesore i ambientit demokratik.

Apelojmë deri te të gjithë partitë politike dhe sektori civil me gjakftohtësi tu qasen çështjeve të kësaj natyre.

“BDI dhe VMRO-DPMNE do të shfrytëzojnë të gjitha kapacitet politike të tyre dhe institucionet që ky incident të mos përsëritet në të ardhmen dhe nuk do të lejojmë që kjo të keqpërdoret nga parti politike dhe individë të caktuar”, thuhet mes tjerash në kumtesën e BDI-së.(zhurnal)

BDI dhe VMRO-DPMNE dënojnë incidentin në Kalanë e Shkupit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: